4 Korrik 2022, 15:33
Nga DOSJA

RUSI - Portieri i skuadrës ruse të hokejit në akull, Iván Fedótov, i arrestuar ditën e parë të pare të muajit, me dyshimin se ka shmangur shërbimin ushtarak, është dërguar në një njësi stërvitore të Marinës në veriperëndim të vendit, pranë Rrethit Arktik, raporton sot ‘Gazeta Sport-Express’.
"Aktualisht Ivan Fedotov ndodhet në njësinë ushtarake 56529-3 në Severodinsk, një qytet në rajonin e Arkhangelsk. Ka një qendër trajnimi të marinës ruse atje,"- tha gazeta. Portieri 25-vjeçar u arrestua në Shën Petersburg, pranë një ambienti sportiv ku stërvitej dhe u dërgua në një zyrë rekrutimi, ku u ndje keq, ndaj u desh të shtrohej në spitalin detar.
Avokati i tij, Alexei Ponomariov, i cili bëri ankesë për parregullsi në ndalimin e klientit të tij, deklaroi se mbrëmë, ai ishte transferuar nga spitali në një njësi ushtarake. Sipas ligjit rus, mosrespektimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak dënohet deri në dy vjet burg.
Portali rus Championat.com e cilësoi situatën e Fedotov, si "skandalin sportiv të verës". "Siç e dini, administrata presidenciale nuk merret me organizimin e thirrjes. Prandaj kjo pyetje duhet t'i drejtohet Ministrisë së Mbrojtjes dhe jo neve,"- tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov kur u pyet për situatën e Fedotov. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk mund të ketë komente për këtë çështje, “sepse është ligji”.
Fedótov, deri në sezonin e kaluar portier për CSKA, klubi historik i Ushtrisë Sovjetike që tani i përket kompanisë së naftës ‘Rosneft’, sapo kishte nënshkruar një kontratë me Philadelphia Flyers dhe kishte planifikuar të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara së shpejti për t'iu bashkuar ekipit të tij të ri.

B.T (Dosja.al)
Sport
4 Korrik 2022, 15:11
SPANJE - Real Madridi ka njoftuar se trajneri Pablo Laso, të cilit i kishte mbetur edhe një sezon në kontratë, se nuk do të...
Sport
4 Korrik 2022, 14:39
ITALI - City Football Group (CFG) bëhet aksioneri i shumicës së aksioneve të klubit italian Palermo (Serie B), tre herë finalist i Ku...
Sport
4 Korrik 2022, 14:17
SPANJE - FC Barcelona zyrtarizoi këtë të hënë ardhjen e Franck Kessié (25 vjeç). I lirë pas përfundimit t&...
Sport
4 Korrik 2022, 13:58
Rey Manaj
SPANJË- Barcelona ka nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri. Fillimisht, lojtarët zhvilluan testet mjekësore, përp...
Sport
4 Korrik 2022, 13:39
Rolf Bantle
ITALI- Një histori e çuditshme është publikuar ditët e fundit. Kjo është historia e një tifozi zvice...
Sport
4 Korrik 2022, 13:39
Monza
ITALI- Monza ambicioze. Skuadra që këtë sezon arriti për herë të perë në Serie A nuk po ndalet në merkat...
Sport
4 Korrik 2022, 13:24
Robert Lewandowski
GJERMANI- Bayern Munich luan me dy porta: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowskit, nga ana tjetër po...
Sport
4 Korrik 2022, 13:04
ITALI- Nga këtu fillon. Në të vërtetë, Milan kampion fillon nga Adli. Futbollisti është i pari lojtar i afruar që zbre...
Sport
4 Korrik 2022, 13:04
Igli Tare
ITALI-Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e v...
Sport
4 Korrik 2022, 12:19
ANGLI - Pasi ka njoftuar për largimin nga Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm të hënën n&eum...