LIVE UPDATES
Sport

Rikthimi i Perandorit, i shkriu paratë dhe u kthye në favela – dikur sundonte futbollin, sot është i rrethuar nga kriminelë!

Pak vite më parë Adriano organizoi një festë në një motel në plazhin e famshëm Copacabana në Rio de Zhaneiro dhe për nevojat e të ftuarve punësoi 18 prostituta për të cilat pagoi 30 mijë euro.

17 Shkurt 2023, 18:14 Nga DOSJA
Rikthimi i Perandorit,  i shkriu paratë dhe u kthye në favela –

BRAZIL - Në këtë ditë të vitit 1982, lindi një nga futbollistët më të mirë brazilian – Adriano. Braziliani Adriano Leite Ribeiro ishte një nga futbollistët më të mirë në botë kur luante për Interin, por paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushë u lanë në hije nga dramat e jetës që po kalonte...

Adriano ishte padyshim një nga futbollistët më të talentuar në historinë e futbollit, thoshin se vetëm qielli ishte kufiri i tij... Megjithatë, stili i tij i çmendur i jetës e shkatërroi plotësisht...

Në një kohë, Adriano ishte frika dhe tmerri i të gjithë portierëve të botës. Teksa luante për Interin dhe Parmën, Imperatori popullor ishte një enigmë e pazgjidhshme për mbrojtjen e kundërshtarëve, por pas vdekjes së të atit, gjithçka shkoi drejt greminës...

Fëmijëria e Adrianit ishte shumë e ashpër. Ai u rrit në favelat famëkeqe të Rios. Babai i tij Almiri donte ta çonte në rrugën e duhur, në mënyrë që djali i tij të bëhej një futbollist i famshëm. Një herë, babë e bir, duke u kthyer nga stërvitja në shtëpi, pa dashje u gjendën në mes të një përplasjeje të ashpër mes policisë dhe tregtarëve të drogës. Në shkëmbim zjarri Almiri u qëllua në kokë. Fatmirësisht ai shpëtoi, por plumbi i mbeti si kujtim në kafkën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Ëndrra e babait u bë realitet 12 vjet pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Adriano u bë një sulmues shumë i mirë. Pas një episodi të trishtë nën fanellën e Parmës, ai luajti për Interin. Ai u bë i preferuari i fansave, kënaqej në fushë... Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur babai i Almirit vdiq nga një atak kardiak.

" Vdekja e babait më shkatërroi. Unë isha vazhdimisht i dehur. U izolova, e pashë veten në Itali vetëm, i pikëlluar dhe i dëshpëruar dhe fillova të pija. Vija edhe i dehur në stërvitje dhe më merrnin për të fjetur dhe pastaj raportoja. se jam i lënduar ”, tha Adriano për “ The Sun ”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

" E di që kam vuajtur shumë kur më vdiq babai, dhe isha i lumtur vetëm kur isha i dehur dhe pija gjithçka: uiski, verë, vodka, birrë. Shumë birrë. Nuk munda të ndaloja gjithsesi dhe më duhej të largohesha nga Interi. E kuptova qe problemi ishin njerezit rreth meje te cilet me merrnin ne festa ku kishte femra dhe alkool.Nuk mendoja per asgje tjeter.U ktheva ne Brazil hoqa dore nga milionat por arrita te gjeja lumturine sërish”, tha Adriano .

Interi u përpoq të kthente në jetë golashënuesin e tyre. Ata punësuan psikologë, psikiatër, por nuk pati rezultate. Drejtuesit e klubit vendosën t'i japin Adrianos dorëheqjen dhe menjëherë pas kësaj ai vendosi të tërhiqej nga loja. Vetëm njëzet e shtatë vjeç.

Dalja në pension ishte jetëshkurtër. Pas një muaji ai nënshkroi për Flamengon. Ai nuk luajti keq, ai drejtoi skuadrën braziliane drejt titullit në vitin 2009. Por nuk hoqi dorë nga jeta e natës dhe veset.

Presidenti i Flamengos e qortoi Adrianin në publik për pirjen e tepërt. Jo shumë kohë më pas, Adrianos iu desh të dëshmonte para gjykatës se nuk i kishte dhënë para hua Fabian Atanasio da Silva, një anëtar i shquar i "Komandës Vermelha" ose "Komandës së Kuqe", një prej bandave më famëkeqe braziliane.

E pabesueshme, por e vërtetë... Të gjitha skandalet nuk ndikuan në vendimin e Romës për të punësuar Adrianon. Ai qëndroi vetëm shtatë muaj në fanellën e Romës, duke luajtur vetëm pesë ndeshje për ta. Pas një udhëtimi të shkurtër në Itali, ai u kthye në Brazil.

Gjatë asaj periudhe, ish-agjenti i tij Gilmar Rinaldi ishte shumë i shqetësuar për jetën e tij.

“ Kam frikë për jetën e tij ”, ishte i sinqertë Rinaldi. " Ai ka nevojë për ndihmë." Nuk më intereson karriera e tij futbollistike, më intereson vetëm ai. E dini, Adriano është si një djalë për mua. Prej vitesh është në depresion të rëndë dhe askush nuk dëshiron ta ndihmojë. Orgjitë, qejfet dhe shoqërimi me djemtë problematik nuk janë probleme, janë vetëm pasoja. Depresioni është fajtor për gjithçka. Mendoj se ai po mendon për vetëvrasje? Nuk e di, gjithçka që di është se ai ka nevojë për ndihmë ."

I shpenzoi të gjitha paratë dhe u kthye te nëna e tij në favelë

Sulmuesi legjendar humbi gjithçka që kishte fituar në një karrierë të pasur si lojtar dhe prej disa kohësh jeton në një favela me nënën e tij. Në një kohë, një nga sulmuesit më të mirë në botë, Adriano Leite, falimentoi.

I është konfiskuar edhe vila luksoze në Rio de Zhaneiro, ndaj prej disa kohësh ai jeton me nënën e tij në pjesën më të rrezikshme të Brazilit. Mënyra e tmerrshme e jetesës së Perandorit popullor e shkatërroi plotësisht karrierën e tij.

Ai luftoi kundër magjisë së zezë

Në mes të jetës së errët shoqërore, ai gjeti kohë të merrej me “shtrigën” që e zgjodhi si viktimë në një ritual të magjisë së zezë, të njohur në Amerikën e Jugut, Makumba.

Ai regjistroi një video në të cilën i thotë asaj:

"E di që ka një magjistare që më bëri magji, por ajo nuk do të ketë sukses, sepse Zoti është më i madhi. Më mirë të kujdeset për jetën e saj. Kuptova se është një grua, por nuk jam i zemëruar me të. Më vjen keq për të. Familja ime lutet për mua çdo ditë dhe kjo më shpëtoi nga magjitë e saj të mbrapshta... ”, tha Adriano.

Pasi ka shpenzuar paratë e fituara në karrierën e tij, 35-vjeçari Adriano paguan për mbrojtjen e bandave të favelës në Rio dhe shoqërohet me tregtarët e drogës

Karriera filmike në ekranin e madh

Një dokumentar për Adrianin, i cili më parë ishte parë në shoqërinë e mafies, pritej të transmetohej në vitin 2020.

Është vetëm fillimi i një kapitulli të ri sepse si pjesë e marrëveshjes, braziliani do të marrë edhe një nga rolet kryesore në një tjetër komedi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Mbylli “shtëpin publike”

Pak vite më parë Adriano organizoi një festë në një motel në plazhin e famshëm Copacabana në Rio de Zhaneiro dhe për nevojat e të ftuarve punësoi 18 prostituta për të cilat pagoi 30 mijë euro.

Mediat braziliane deklaruan se Adriano ka marrë me qira një motel në plazh për një festë private dhe për t'i bërë të ftuarit të ndihen më mirë, ka ofruar shërbimet e 18 prostitutave.

Futbollisti legjendar solli prostituta nga një shtëpi aty pranë, e cila duhej të mbyllte përkohësisht dyert për shkak të mungesës së stafit dhe shkaktoi një revoltë të klientëve të rregullt.

“Adriano erdhi me disa shokë dhe mori të gjitha prostitutat me vete ”, tha pronari i bordellos.

Braziliani kontrovers, karriera e të cilit u shënua nga shpërthime të shumta jashtë fushe si alkooli, depresioni dhe shoqërimi me kriminelët, planifikoi disa herë të rikthehej në futboll, por pa rezultat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë