19 Mars 2024, 15:01
Nga DOSJA
ITALI - Liga Italiane raportoi këtë të martë, se ka hapur një hetim për akuzat e dyshuara fyese raciste të ndërkombëtari Francesco Acerbi, të cilat nëse rezultojnë të vërteta, mund të rezultojnë me 10 ndeshje pezullim për mbrojtësin.
“Pasi ka marrë dijeni për raportin e arbitrit, sistemi i drejtësisë sportive italiane e konsideron të nevojshme që prokurori i Federatës të kryejë një hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur mes lojtarit të Napolit, Juan Jesus, dhe lojtarit të Interit, Francesco Acerbi, në lidhje me shprehjet e supozuara të diskriminim racor të shprehura nga ky i fundit”, bëri me dije liga.
Të hënën, Federata Italiane (FIGC) vendosi të përjashtojë Acerbin nga kombëtarja për ndeshjet miqësore me Venezuelën dhe Ekuadorin, të dyja në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se shpjegoi se lojtari e sqaroi situatën.
“Nga raportimi i mbrojtësit të Interit (...), kuptohet se nuk ka pasur asnjë qëllim shpifës, denigrues apo racist nga ana e tij”,- ka thënë FIGC, e cila edhe ashtu ka vendosur ta largojë lojtarin nga skuadra.
Incidenti ndodhi të dielën mbrëma në ndeshjen ndërmjet Inter dhe Napolit (1-1), në të cilën Acerbi dyshohet se i drejtoi një lloj fyerjeje raciste Juan Jesus, me lojtarin napolitan që u ankua te arbitri dhe i tregoi tabela "Mbajeni racizmin jashtë".
Një situatë që u duk se do të zgjidhej mes dy lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, derisa Acerbi e solli sërish këtë temë të hënën, duke thënë se frazat raciste nuk i dilnin kurrë nga goja, gjë që Juan Jesus e mohoi.
“Për mua, çështja u mbyll dje (të dielën) në fushë me faljen e Acerbit dhe, sinqerisht, do të kisha preferuar të mos kthehesha në diçka kaq të turpshme, sa ajo që duhej të pësoja. Megjithatë, sot (e hënë) lexova deklaratat e Acerbit që janë krejtësisht në kundërshtim me realitetin e fakteve, me ato që ai vetë tha në fushë dhe me provat e paraqitura edhe në video, në lexim nga buzët në të cilat ai më kërkon falje”, ka shkruar Juan Jesus në rrjetin Instagram .
Mbrojtësi brazilian përfundoi duke saktësuar, se Acerbi i kishte thënë “largohu i zi, je thjesht një zezak” dhe se pasi protestoi ndaj arbitrit, ai i kërkoi falje.
"Sot ai ndryshoi historinë e tij dhe pretendon se nuk ka pasur fyerje raciste. Nuk kam asgjë për të shtuar,"- komentoi Juan Jesus.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Mars 2024, 14:46
SPANJE - Spanjoli José Ramón Sandoval është zëvendësuesi i uruguajanit Alexander Medina, si trajner i Granadës,...
Sport
19 Mars 2024, 14:30
ANGLI - Sezoni i Mançester Junajtid në përgjithësi dhe ai i Eriksenit në veçanti, është larg asa...
Sport
19 Mars 2024, 14:11
SPANJE - Këtë të martë, më 19 mars, Gjykata Provinciale e Barcelonës do të zhvillojë një seancë pë...
Sport
19 Mars 2024, 12:06
PORTUGALI - Luís Figo u shpreh në një intervistë për 'Marca', se kombëtarja është "një nga favoritët" pë...
Sport
19 Mars 2024, 11:53
SPANJE - Ndonjëherë ne harrojmë se Lamine Yamal (16 vjeç) është ende një fëmijë, dhe për kët&...
Sport
19 Mars 2024, 11:44
SPANJE - Uruguajani Alexander Medina , 45 vjeç, u shkarkua këtë të martë si trajner i Granadës, ku ai mbërri...
Sport
19 Mars 2024, 11:28
ITALI - Këtu nuk ka shumë dyshime për Lorenzo Pellegrini (Romë, 1996) që ai ka arritur nivelin e tij më të m...
Sport
19 Mars 2024, 11:10
SPANJE - Real Madridi përballet me pushimin e ri, pas angazhimeve të kombëtareve, i cili ka krijuar probleme nga eksodi i fundit i nd...
Sport
19 Mars 2024, 10:18
FRANCE - Didier Deschamps e shpjegoi pak më herët, gjatë konferencës për shtyp kur foli për refuzimin e Real Madridit p&eum...
Sport
19 Mars 2024, 09:30
TURQI - Fenerbahçe po mendon të tërhiqet nga kampionati turk. Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë t...