19 Mars 2024, 11:28
Nga DOSJA

ITALI - Këtu nuk ka shumë dyshime për Lorenzo Pellegrini (Romë, 1996) që ai ka arritur nivelin e tij më të mirë. Dhe kjo është kur numri ‘7’ i 'verdhekuqve' cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në Serinë A.
Ai po monopolizon të gjithë lojën e skuadrës së tij dhe, në të njëjtën kohë, vendoset edhe në zonën rivale. Daniele De Rossi i ka dhënë ajër të pastër ‘trashëgimtarit’ të tij themelor, në mënyrë që në moshën 27-vjeçare të rilindë sërish.
“Fakti i të qenit gjithmonë në qendër të lojës... Më duhet të ndihem i lirë në mesfushë. Kjo është ajo që më ka munguar në një vit e gjysmë të fundit dhe tani jam i lumtur që e kam gjetur për vete dhe bashkëlojtarët e mi”,- deklaroi Pellegrini me fjalë që sugjerojnë se nuk ka kaluar mirë në të shkuarën e afërt.
Dhe që kur De Rossi ka ardhur si trajner i Romës, vetëm një mesfushor ka shënuar më shumë gola se Lorenzo Pellegrini në pesë ligat kryesore: Phil Foden. Italiani ka 6 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje me Danielen si trajner. Asgjë, asgjë e keqe.

Pellegrini duhej të ndihej i rëndësishëm, të kishte liri. Nën Mourinhon ai po tregonte futbollin e tij më të keq dhe tani ai është sërish ai lojtari i aftë për të udhëhequr Romën dhe, në të njëjtën kohë, për të fituar një vend në 'Azzurrët' përpara Eurokupës. Në këtë nivel ai duhet të ketë minuta në skuadrën e Spallettit.
Dhe vetë trajneri italian i jep pjesën e tij të rëndësisë te kombëtarja: "Ai është një nga ata që e kemi pritur prej kohësh. Nuk e kam pasur kurrë në dispozicion. Ai është i një niveli të lartë, është një futbollist i fortë që di të bëjë shumë gjëra, madje edhe të mbulojë shumë metra gjatë lojës. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në qershor, por ne po mbështetemi tek ai. Ai kishte disa probleme, i zgjidhi dhe është rehat me cilësinë që dëshiron De Rossi”.
Edhe legjenda tjetër e fundit e Romës, Francesco Totti, vlerëson gjithashtu Pellegrinin: "Pas De Rossit ishte shumë e vështirë të gjeja një kapiten tjetër, më parë e kisha thënë që Lorenzo është një kapiten i vërtetë i Romës. Tani ai është edhe fizikisht mirë dhe mundet t’i bëjë të gjitha".
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Mars 2024, 11:10
SPANJE - Real Madridi përballet me pushimin e ri, pas angazhimeve të kombëtareve, i cili ka krijuar probleme nga eksodi i fundit i nd...
Sport
19 Mars 2024, 10:18
FRANCE - Didier Deschamps e shpjegoi pak më herët, gjatë konferencës për shtyp kur foli për refuzimin e Real Madridit p&eum...
Sport
19 Mars 2024, 09:30
TURQI - Fenerbahçe po mendon të tërhiqet nga kampionati turk. Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë t...
Sport
19 Mars 2024, 09:06
ARGJENTINE - Katër lojtarë të Velez Sarsfield janë arrestuar në lidhje me një rast përdhunimi . Ata ...
Sport
19 Mars 2024, 08:30
GJERMANI - Bayern Munich është gati të lërë Joshua Kimmich të largohet në verë për një ofertë...
Sport
19 Mars 2024, 08:00
ITALI - Rasti i racizmit mes Acerbit dhe Juan Jesus nuk harrohet, përkundrazi, po rritet me kalimin e kohës. Pas përja...
Sport
19 Mars 2024, 07:30
SPANJE - “Benfica? Nuk përjashtohet mundësia që të luaj atje, do të më pëlqente shumë. Por unë do t...
Sport
19 Mars 2024, 00:38
SHBA - Tenisti francez Arthur Cazo u rrëzua papritur gjatë ndeshjes kualifikuese të Masters në Miami. Cazo ishte duke luajtur kundër ba...
Sport
19 Mars 2024, 00:29
SPANJE - Seria e Antoine Griezmann prej 84 paraqitjesh radhazi do të marrë fund. Sulmuesi i Atléticos së Madridit ka pësuar një ...
Sport
19 Mars 2024, 00:22
ITALI - Kombëtarja e Kilit do të përballet me Shqipërinë me 22 mars, në kuadër të një ndeshje miqësore. Pë...