24 Gusht 2023, 20:48
Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Mohammad bin Salman, pronar i Al Hilal, është një nga njerëzit më të pasur në botë, por ai vazhdon të grumbullojë polemika. Pasuria e tij, e vlerësuar në shumë miliona dollarë, e ka vendosur tashmë atë në vendin e 8-të në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë, sipas “Forbes”.
Në bordin e avionit të tij privat, një Boeing 747 i fuqishëm me vlerë 500 milionë euro, Neymar mbërriti në Arabinë Saudite, për t'iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Jorge Jesus. Princi i kurorës së vendit, kryeministri aktual, drejton gjithashtu fondin e investimeve të Arabisë Saudite që bleu Al Hilal.

Por Mohammad bin Salman nuk është i përjashtuar nga polemikat, siç kujton 'Globo Esporte'. Sundimtari akuzohet nga CIA se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, një kundërshtar i qeverisë saudite, akuza që ai i mohoi, por përfundoi duke marrë "përgjegjësi".
Si lider i vendit, ai do të ketë projektuar ndërhyrjen në Jemen, fqinjët e Arabisë Saudite, që po përjetojnë një krizë të rëndë humanitare, përveç që dyshohet se ka urdhëruar arrestimin e kryeministrit libanez, Saad Hariri, në 2017, si dhe persekutimin e feministeve mes viteve 2018 dhe 2019, me arrestimin e disa aktivisteve.
Por, Mohammad bin Salman, djali i mbretit, Salman bin Abdulaziz, i pëlqen ekscentricitetet dhe zakonisht nuk kursen. Në vitin 2015, për shembull, ai bleu kështjellën e Louis XIV, në Versajë (Francë), për 300 milionë dollarë, duke e bërë pronën, me një sipërfaqe prej 7 kilometrash katrorë, në një tokë prej 23 hektarësh, shtëpinë më të shtrenjtë në botë deri atëhere.
Pronari i Al Hilal mbledh art, zotëron një pikturë të Leonardo da Vinçit që e bleu për 450 milionë dollarë në vitin 2017 në një ankand dhe zotëron një nga jahtet më të mëdhenj privatë në botë, me gjatësi 134 metra. Thuhet se piktura e Da Vinçit është në këtë varkë.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Gusht 2023, 19:43
MAQEDONIA E VERIUT - Ndeshja e parë e Strugës, për fazën “play-off” të Conference League, me ekipin Breidablik nga Islanda,...
Sport
24 Gusht 2023, 19:26
SPANJE - Alarm në kampin katalanas. Pedri ka dëmtuar kofshën e djathtë dhe do të mungojë për disa javë, sipas mediave sp...
Sport
24 Gusht 2023, 19:15
SPANJE - Siç tregon gjithçka, mundësia që Kylian Mbappe të shkojë te Real Madrid në merkaton e verës duket...
Sport
24 Gusht 2023, 19:05
SHBA - Asistimet e Lionel Messit çuan Inter Miami në finalen e Copa America. Skuadra e tij eliminoi Cincinnatin me penallti (2-2...
Sport
24 Gusht 2023, 18:51
ANGLI - Thashethemet janë të shumta këtë javë se Mohamed Salah do të jetë ylli i radhës që do të lua...
Sport
24 Gusht 2023, 18:07
GREQI – Greqia është përfshirë sërish nga zjarret dhe në shumë vende janë zhvilluar beteja të pabar...
Sport
24 Gusht 2023, 18:01
KAZAKISTAN - Partizani luaji ndeshjen e parë të "play-off"-it përballë Astanës së Kazakistanit në transfertë. Ka qen&eum...
Sport
24 Gusht 2023, 17:24
ARABI SAUDITE - Skuadra e Cristiano Ronaldos fitoi 4-2 për të kaluar në fazën e grupeve të Ligës së ...
Sport
24 Gusht 2023, 17:17
SPANJE - Kthesë e re në ' çështjen Rubiales '. Kur Federata kishte thirrur Asamblenë e Përgjithshme të Jasht...
Sport
24 Gusht 2023, 17:11
FRANCE - 'Rasti Mbappé' nuk ndalet së habituri çdo ditë që kalon. Sulmuesi francez është protagonisti i ma...