Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Sport
VIDEO / Partizani humbet, por ka ende shpresë për kualifikimin!
Eshtë mbyllur në 1-0 ndeshja e pare e play-off-it të Conference League mes kampionëve të Shqipërisë dhe Astanës, pengesa e fundit përpara fazes së grupeve.
24 Gusht 2023, 18:01Nga DOSJA
KAZAKISTAN - Partizani luaji ndeshjen e parë të "play-off"-it përballë Astanës së Kazakistanit në transfertë. Ka qenë një ndeshje krejtësisht e dominuar nga skuadra kazake, e cila sidomos në pjesën e parë tentoi të vinte në presion dhe si rrjedhojë të gabonin lojtarët e skuadrës shqiptare.
Megjthatë goli i vetëm i takimit erdhi në pjesën e parë, në mbylljen e saj. Saktësisht në minutën e 41-të Lonçar përfitoi nga një goditje e devijuar për të mposhtur portierin e kampionëve të Shqipërisë.
Një humbje e tillë minimale, teorikisht sjell shpresë për skuadrën e Partizanit, e cila do të luajë ndeshjen e kthimit të enjten e ardhshme në "Elbasan Arena" edhe pse kundërshtari duket i një niveli më të lartë. Gjithësesi objektivi i Astanës për të mbyllur çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë nuk u arrit gjë që lë gjithçka të hapur për atë të kthimit.