"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
“Në fund dua të falënderoj edhe drejtuesit e Manchester City që janë këtu dhe dua t’ju them që ne e kemi Manchester City-n në FSHF dhe ai është Pablo Zabaleta, ndërsa tani do ta kemi edhe si akademi”.

TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City, si edhe në ekspozimin e trofeve të Manchester City “Treble Trophy Tour” në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri.
Një event i organizuar nga “Dyrrah City Football Academy”, në bashkëpunim me Manchester City FC, por edhe me mbështetjen e FSHF-së, që do të ndërtojnë në qytetin e Durrësit një nga kampuset sportive më të mira në Shqipëri, por që gjithashtu kanë sjellë në vendin tonë edhe trofetë e fituara në sezonin e kaluar nga klubi anglez, si Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.
Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë event, Presidenti Duka tha se suksesi i Manchester City-t është dëshmi e një pune shumëvjeçare. Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që do të bëjnë të mundur realizimin e projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës dhe shtoi se zhvillimi i futbollit të fëmijëve është një prioritet i FSHF-së.

“Manchester City në Tiranë ka sjellë pesë kupa dhe është një lajm i bukur. Kupat unë i shoh si dëshmi të një projekti, të një pune shumëvjeçare të një prej klubeve më të mëdha në botë. Në prag të finales së Champions League vitin e kaluar në Stamboll, CEO i Manchester City tha se në futboll rëndom thuhet që duhet të kesh talent, fat dhe duhet të punosh.
Rasti i Manchester City-t është punë, punë dhe vetëm punë. Pjesë e këtij projekti tentojmë të bëhemi edhe ne, për të mësuar nga ato se çfarë ka bërë Manchester City, për t’i implementuar ato në Tiranë, nëpërmjet trajnimeve dhe duke shfrytëzuar eksperiencën që ka Manchester City.
Dua të falënderoj Krymenistrin për iniciativën dhe mbështetjen e këtij projekti, dhe kryetaren e Bashkisë të qytetit tim, Emirjana Sako. Jam shumë i sigurt që ky do të jetë një projekt i suksesshëm jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë.
FSHF e ka në prioritetet e saj mbështetjen e futbollit të fëmijëve dhe bën gjithçka për ta bërë atë sa më atraktiv, më të suksesshëm dhe e mbështet atë me bazë materiale, invenstime dhe me gjithçka mundet, mbase më mirë se çdo Federatë tjetër në Europë.
Unë shpreh mbështetjen e plotë të FSHF-së jo vetëm për këtë akademi, padyshim për këtë që do të jetë një shkollë për të gjitha akademitë e tjera, por për çdo akademi, për çdo ekip fëmijësh që krijohet në Shqipëri. Në fund dua të falënderoj edhe drejtuesit e Manchester City që janë këtu dhe dua t’ju them që ne e kemi Manchester City-n në FSHF dhe ai është Pablo Zabaleta, ndërsa tani do ta kemi edhe si akademi.
Faleminderit dhe uroj një projekt sa më të mbarë, jam i sigurt që do të jetë një projekt i suksesshëm sepse Manchester City nuk ka dështuar asnjëherë, por edhe ne në përgjithësi nuk kemi dështuar. Kështu që dy elementë që nuk dështojnë kanë një sukses të sigurt. Faleminderit!,”- tha ndërmjet të tjerash, presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Futbollisti i Guinesë, Naby Keita, u pezullua nga Werder Bremen deri në fund të sezonit, pasi refuzoi të udhëtonte me skua...
BRAZIL - Pesëmbëdhjetë vjet pasi kishte varur këpucët, Romário, ish-kampion bote me Brazilin në Kupën e Botës 1...
Diego Simeone u shtri në bar në 'Signal Iduna Park' GJERMANI - Atlético Madridi u eliminua nga Champions League në çerekf...
SPANJE - Pilar Rubio dhe Sergio Ramos janë bërë një nga çiftet më të njohur në skenën sportive. Pavarë...
SPANJE - Lamine Yamal ndau zhgënjimin e dhomës së zhveshjes së Barçës pas eliminimit në çerekfinale...
Rodri, në një dyluftim me Vinicius ANGLI - Real Madridi është një skuadër, një klub që është m&...
GJERMANI - Bajerni apo Arsenali, Arsenal apo Bayern. Zhgënjim për atë që eliminohet dhe emocion, pavarësisht...
ANGLI - Emri i Pep Guardiolës është sinonim i problemeve të Real Madridit në Evropë. Po, është e v...
Bukayo Saka premton të jetë një nga ‘armët’ më të mira të Arsenalit këtë të mërkurë ku...
SHBA - Maria Sharapova ndau një video për më shumë se 4.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram, në të cil&eu...