LIVE UPDATES
Sport

Champions League/ ‘Big match’, Real Madridi kundër Manchester Cityt dhe historisë…

Pas 3-3 në ndeshjen e parë, ‘los blancos’ duhet të mposhtin skuadrën angleze në ‘Etihad’, ku nuk kanë fituar asnjëherë, nëse duan të jenë në gjysmëfinale të Champions League.

17 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA
Champions League/ ‘Big match’, Real Madridi kundër Manchester
Rodri, në një dyluftim me Vinicius

ANGLI - Real Madridi është një skuadër, një klub që është mësuar me epopenë dhe sonte, me siguri, do t'i duhet të apelojë sërish tek ai faktor për të qenë në gjysmëfinale të Champions League.

Pas 3-3 në ‘Bernabéu’, madrilènët nuk do ta kenë të lehtë të mposhtin Cityn, i cili do të luajë në fortesën e tij në ‘Etihad’. Dhe ky nuk është tamam një lajm i mirë për interesat e ‘los blancos’. Nuk janë, sepse Real Madridi nuk ka fituar kurrë në stadiumin e Cityt.

Edhe pse ka një aspekt të historisë që është në anën e Real Madridit, pasi Ancelotti  gjithmonë garantoi gjysmëfinalet në katër edicionet që ai drejtoi Real Madridin dhe fitoi dy Champions League.

Hera e fundit që italiani vizitoi ‘Etihad’ ishte sezoni i kaluar, ku ai pësoi një humbje 4-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League. Ancelotti dhe lojtarët e tij duan të hakmerren për atë humbje. Një disfatë që la të 'prekur' Real Madridin dhe Carlo Ancelottin, të kritikuar shumë për afrimin e asaj ndeshje.

Tashmë, italiani nuk e ka ndërmend të bëjë eksperimente, si p.sh të lërë Rüdiger në pankinë, si vitin e kaluar. Gjermani do të jetë sërish hija e Haaland. Në krah të tij në qendër dhe prapa do të jetë Nacho, pasi opsioni i Militaos si titullar është përjashtuar. Pjesa tjetër e njëmbëdhjetë është plotësisht e njohur. Në fakt, gjithçka tregon se do të jetë i njëjti që filloi në ‘Bernabeu’.

E vetmja e re është prania e Naços në qendër të mbrojtjes. Lojtari i të rinjve do të jetë zëvendësuesi i Tchouaméni, i cili është jashtë këtij takimi për shkak të pezullimit, ndonëse kjo nuk e ka penguar që të udhëtojë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve për në Mançester. Tchouaméni bashkohet me Courtois dhe Alaba të dëmtuar.

Formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Champions League/ ‘Big match’, Real Madridi kundër Manchester

Manchester City nga ana e tij është favorit i qartë për të qenë në gjysmëfinale, por as Guardiola  dhe as lojtarët e tij nuk i besojnë Real Madridit, të cilët tashmë e dinë se si të veprojnë kur duket se gjithçka është kundër tyre. Skuadra angleze kërkon të shtojë katër gjysmëfinale radhazi të Champions League sonte, kjo është periudha më e mirë në historinë e saj në Evropë.

Për këtë ndeshje, Guardiola mundi të bënte rotacion fundjavën dhe la John Stones, Rodrigo Hernández, Bernardo Silva dhe Phil Foden pa luajtur asnjë minutë. Kevin de Bruyne u rikthye në lojë, pasi u shërua nga problemet me stomakun, dhe Nathan Aké dhe Kyle Walker u kthyen në stol.

Dyshimet e Guardiolës për t'u përballur me Real Madridin përfshijnë marrjen e rrezikut me Walker në anën e djathtë, si një kundërhelm për Vinícius, dhe ai mund të kthejë Aké  në anën e majtë, por performanca e mirë e Josko Gvardiola në ‘Bernabeu’ dhe kundër Luton, me të dy golat, mund ta mbajë kroatin në njëmbëdhjetëshen.

Një skuadër që duket e destinuar të shënojë një epokë në Evropë, edhe pse para se të mendojë për këtë, Guardiola nuk dëshiron që askush të shpërqendrohet nga Real Madridi përballë tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para