LIVE UPDATES
Sport

Sfida e Mynihut… shpresa e ‘Topçinjve’

Kërkesat e mëdha të kalendarit e kanë vënë Arsenalin nën detyrimin për të demonstruar sot kundër Bayernit aftësinë e tij për të reaguar përballë ‘fatkeqësive’ dhe lodhjes.

17 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA
Sfida e Mynihut… shpresa e ‘Topçinjve’
Bukayo Saka premton të jetë një nga ‘armët’ më të mira të Arsenalit këtë të mërkurë kundër Bayern Munichut

ANGLI - Nuk ka qenë rastësi që Liverpooli, i pagabueshëm në ‘Anfield’, ka kaluar dy ndeshje radhazi pa shënuar gol dhe duke shtuar dy humbje të papritura në stadiumin e tyre, në Europa League dhe Premier.

Nuk mund të thuhet as rastësi, që Arsenali, skuadra me mbrojtjen më të mirë në ligën angleze, ka pësuar katër gola në momentin më vendimtar, dhe të katër në ‘Emirates’ plot gjallëri, ku deri më tani kishte grumbulluar fitore dhe ka u ndje kaq rehat.

Me tepricat e lojërave dhe një rraskapitje mendore logjike, dy skuadrat janë bërë papritur pre e një kolapsi të pashmangshëm të lojtarëve të tyre, për shkak të lodhjes, apo presionit logjik për t'iu afruar golit, gjë që i bën të bëjnë gabime të pamendueshme.

Dështimet e Liverpoolit dhe Arsenalit nuk kanë të bëjnë fare me mungesën e cilësisë dhe as sepse janë kandidatë të dobët, për të fituar titullin ndaj Manchester Cityt. Madje janë të justifikueshme, kur asnjë skuadër nuk jep asgjë dhe lojtarë të cilësisë së Eberechi Eze, te Crystal Palace, ose Ollie Watkins dhe Bailey, në Aston Villa, konkurrojnë kundër tyre, pasi ata janë në gjendje të përfitojnë sa më shumë nga çdo gabim apo neglizhencën e rivalit, sado të vogla të jenë.

Është në momentet e tensionit më të madh për të arritur triumfe, kur frymëzimi i futbollistëve zakonisht ngurtësohet dhe topi refuzon të hyjë. Disa goditje nga Trossard, Saka, Gabriel Jesus dhe Havertz, mund ta kishin vënë Arsenalin përpara në pjesën e parë të mirë kundër Aston Villa, siç ishin rastet e humbura, që e dëshpëruan Jurgen Klopp, nga Salah, Núñez dhe Diogo Jota kundër Crystal Palace, sepse ata do t'u kishte dhënë një fitore të qartë ‘Reds’-ave.

Për dy kandidatët që synojnë të rrëzojnë Cityn në Premierligë, mund të vijë dita e keqe, por ata nuk duhet të ndalojnë së këmbënguluri dhe as të humbasin besimin. Ndonëse kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje, ditën e errët mund ta përjetojnë edhe 'Cityzenët' e  Guardiolës, të mbërthyer në tre gara, me lodhje, dëmtime dhe një Haaland të 'humanizuar' dhe që ende duhet të luajnë në fusha aq të vështira sa Brighton dhe Tottenham, ku mund të lihen pikë.

Thjesht duhet të mbani mend sesi 'djajtë' e Unai Emery, kaq efektivë dhe të shkëlqyer në Londër, u mashtruan më pak se një muaj më parë në Villa Parkun e tyre nga rivalët e tyre, Spurs (0-4). Liga angleze është shumë e paparashikueshme.

Pasi ka pësuar goditjen, i njëjti orar kërkues tani i ofron Arsenalit atë që është, pa dyshim, mundësia më e pritur e klubit të Londrës Veriore në 14 vjet. “Është koha për t'u ngritur. Tani është një provë e madhe për ne”,- thotë Arteta para ndeshjes së Champions League, për ta kthyer në ambicie zhgënjimin dhe trishtimin që la humbja me Aston Villa, sonte në Mynih.

Eliminimi i Bayernit në stadiumin e tyre dhe arritja në gjysmëfinale të Champions League, hyrja në kastin e katër më të mirëve në Evropë, do të rikonfirmonte gjithë punën e mirë që ata kanë bërë vitet e fundit.

Prandaj, bëhet fjalë për të besuar dhe pasur besim, duke luajtur me personalitetin në një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Një sukses në Mynih do t'i çlironte ‘Topçinjtë’ nga gjithë ankthi i tyre për peshën e së kaluarës. Është një sfidë e madhe, por siç thotë Arteta, nuk mund të vinte në një moment më të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para