10 Shkurt 2023, 18:49
Nga DOSJA

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli këtë të premte për një sanksion të mundshëm ndaj klubit të tij, për shkelje të pretenduara të rregullave të Fair Play Financiar (FFP). Ai e bëri këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Premier League kundër Aston Villa.
Pyetjes së pare, që iu bë për këtë temë, ai u përgjigj qartë: "Manchester City ka treguar se ishte plotësisht i pafajshëm me rastin e UEFA-s. Pse të mos mendojnë të njëjtën gjë tani kur nuk ka inkorporim?",- tha ai duke iu referuar faktit, se klubi nuk kanë firmosur me njeri në merkato dimërore.
Gjithsesi Guardiola shkoi një hap më tej, duke qenë edhe më i fortë: "Jam plotësisht i bindur që do të jemi të pafajshëm. Çfarë do të ndodhë më pas? A do të ndalemi tani? Që kur Abu Dhabi mori klubin, kështu ka qenë",- u shpreh trajneri katalanas.
"Ne jemi me fat që jetojmë në një vend, ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet faji. Duket se ne tashmë jemi të dënuar. Çfarë do të ndodhë tani e tutje, nuk e di. Mendoj se kemi avokatë të mirë dhe do të mbrojmë pozicionin tonë. Do të shohim se çfarë do të vendosë gjyqtari dhe çfarë do të vendosë Premier League”,- tha Guardiola në sallën e shtypit.
Mes 19 skuadrave në Premier League, apo fjalëve të popullit tim, unë u besoj fjalëve të njerëzve të mi”. Me këto fjalë ai u pozicionua edhe për konfliktin. Përballë akuzave, Pep Guardiola paralajmëroi gjithashtu: "Kini kujdes në të ardhmen. Shumë klube mund të bëjnë sugjerime dhe ka shumë klube që mund të akuzohen, siç na kanë akuzuar ne... ".
Ndërkohë, Guardiola ka mohuar të gjitha thashethemet për një largim hipotetik të tij nga City dhe aq më tepër kur duhet kujtuar, se në nëntor ai zgjati kontratën deri në verën e vitit 2025: "Unë nuk do të largohem nga këtu, mund t'ju siguroj. Dua të qëndroj më shumë se kurrë. Pas shumë e shumë vitesh në Premier League, nuk dua të largohem."
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Shkurt 2023, 18:22
ARGJENTINE - Në sajë të talentit dhe aftësive të Mario Kempesit, brenda dhe jashtë fushës, kombëtarja argjentinase fitoi...
Sport
10 Shkurt 2023, 17:53
ZVICER - UEFA njoftoi këtë të premte, se së bashku me Fondacionin e saj të Fëmijëve ka bërë një donacion fille...
Sport
10 Shkurt 2023, 17:37
ZVICER - Nuk kishte surpriza në nominimet për më të mirët. Pas takimit me 14 lojtarët që do të garonin p&eum...
Sport
10 Shkurt 2023, 17:14
FRANCE - I pyetur në një konferencë shtypi për formën e Kylian Mbappe, Christophe Galtier qëndroi evaziv për situatën ...
Sport
10 Shkurt 2023, 16:54
BRAZIL - Carlo Ancelotti, aktualisht trajner i Real Madridit, duhet t'i bashkohet Brazilit në fund të sezonit, për t'u bërë trajner i &...
Sport
10 Shkurt 2023, 16:39
Modric puth trofeun e Kupës së Botës për Klube të fituar nga Real Madrid në 2018
SPANJE - Real Madridi është n...
Sport
10 Shkurt 2023, 15:58
SPANJE - Gjithçka që lidhet me Shakirën, Gerard Piqué dhe partneren e tij të re, Clara Chía, vazhdon të për...
Sport
10 Shkurt 2023, 15:40
ITALI - Zlatan Ibrahimovic luajti ndeshjen e tij të fundit si 'kuqezi' më 22 maj, kundër Sassuolos. Ishte ndeshja që mbylli sezonin e k...
Sport
10 Shkurt 2023, 15:27
SPANJE - Papu Gómez i është nënshtruar një operacioni, për të zgjidhur problemin në ligamentin deltoid ...
Sport
10 Shkurt 2023, 15:14
TIRANE - Ekipi kombëtar U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me di...