10 Shkurt 2023, 15:14
Nga DOSJA
TIRANE - Ekipi kombëtar U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se janë konfirmuar tashmë dy kundërshtarët e radhës me të cilët, do të përballen kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi më 23 dhe 27 mars.
Miqësorja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars. Të dyja këto takime miqësore do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, ku kuqezinjtë do të grumbullohen që në datën 21 mars dhe do të qëndrojnë 7 ditë.
Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të ketë kështu mundësinë të provojë grupin që ka aktualisht në dispozicion, por edhe futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet zinxhir të moshave e që mund të bëhen në vijim pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Duke qenë se këto janë data zyrtare të FIFA-s, shumë ekipe kombëtare do të grumbullohen në Turqi dhe do të shfrytëzojnë këto ditë për të matur forcat me njëra-tjetrën.
Eliminatoret e Kampionatit Europian për U-21 do të nisin në muajin shtator, ndërkohë që ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë përgatitjet që prej muajit mars me këto dy miqësore tashmë të zyrtarizuara, si dhe dy ndeshje të tjera miqësore në muajin qershor, të cilat do të konfirmohen në javët në vazhdim. Këto përgatitje deri në nisjen e kualifikueseve zyrtare do t’i shërbejnë kuqezinjve në misionin kualifikues për Europianin 2025, ku Shqipëria U-21 është në Grupin E, së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Shkurt 2023, 15:04
SPANJE - Dani Alves fillon të ketë një lirim të komplikuar nga burgu në mënyrë provizore dhe rrethimi i policisë fo...
Sport
10 Shkurt 2023, 12:40
SPANJE - Joana Sanz po përjeton një nga fazat më të komplikuara të jetës së saj, mes vdekjes së nënës s...
Sport
10 Shkurt 2023, 12:27
ANGLI - Në Angli parashikojnë se Liverpool do të shkarkojë Jurgen Klopp nëse ‘Reds’ eliminohen nga Real Ma...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:57
ANGLI - Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i grupit të tifozëve të Manchester Cityt, beson se titujt e fituar në vitet e fundi...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:41
SPANJE - Ndonëse pak ditë më parë u përmend se avokatët e Dani Alves do të bënin gjithçka që...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:28
RUSI - Patinatori rus Roman Kostomarov, kampion olimpik dhe fitues i shumëfishtë medaljesh botërore, i janë amputuar të dyja k&eum...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:16
FRANCE - Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, denoncoi kërcënimet e Ukrainës për të bojkotuar Lojë...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:00
FRANCE - Që nga fundi i afatit kalimtar dimëror, Gianluigi Donnarumma më në fund shpëtoi nga prania e rëndë e Keylo...
Sport
10 Shkurt 2023, 10:40
FRANCE - Do të ishte një goditje e re për PSG-në. Lionel Messi u lëndua gjatë ndeshjes kundër Olympique Marselle (1...
Sport
10 Shkurt 2023, 07:17
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo shënoi një kuartet golash në fushën e Al-Wehda (4-0) të enjten në Mekë, në një...