10 Shkurt 2023, 15:40
Nga DOSJA
ITALI - Zlatan Ibrahimovic luajti ndeshjen e tij të fundit si 'kuqezi' më 22 maj, kundër Sassuolos. Ishte ndeshja që mbylli sezonin e kaluar dhe që kurorëzoi Milanin kampion në 'scudetton' 19 vjet pas suksesit të fundit. Tre ditë pas asaj ndeshje, Ibra iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë, një ndërhyrje që e ka lënë jashtë fushës për tetë muaj.
Kjo tashmë ka kaluar, sepse tani Ibra është kthyer. Italiani Stefano Pioli, trajner i skuadrës së Milanit, konfirmoi në një konferencë për shtyp, se suedez do të jetë në stol në ndeshjen e rëndësishme të ligës kundër Torinos, në një kohë kur Milanit i duhet fitorja për të mos u larguar nga pozitat e Champions League.
Në këtë mënyrë, Pioli rikuperon një figurë, rëndësia e së cilës e kapërcen rolin e tij në fushën e blertë, një lojtar që doli në krye të dhomës së zhveshjes dhe që megjithatë nuk është në listën e Champions League, pasi sulmuesi suedez nuk është njëqind për qind pas periudhës së gjatë të pasivitetit.
"Roli i tij ka qenë gjithmonë ai i një motivuesi të madh dhe një lojtari i madh, shpresoj që ai të vazhdojë të jetë i tillë. Për Champions League, garancia që ai mund të na jepte ishte shumë e kufizuar për momentin, në një muaj e gjysmë, kush e di?”,- tha trajneri këtë të enjte në një konferencë për shtyp.
Milani është i gjashti në renditje, por është zhytur në një krizë loje, ku ka shtatë ndeshje në të cilat nuk ka njohur fitore. Të eliminuar nga Kupa dhe me Champions League në prag, ‘kuqezinjtë’ zënë pozitën e Conference League, një pikë pas pozitave të ‘Champions’, objektivi i ri i këtij Milani që e nisi sezonin duke dashur të rivlerësojë titullin.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Shkurt 2023, 15:27
SPANJE - Papu Gómez i është nënshtruar një operacioni, për të zgjidhur problemin në ligamentin deltoid ...
Sport
10 Shkurt 2023, 15:14
TIRANE - Ekipi kombëtar U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me di...
Sport
10 Shkurt 2023, 15:04
SPANJE - Dani Alves fillon të ketë një lirim të komplikuar nga burgu në mënyrë provizore dhe rrethimi i policisë fo...
Sport
10 Shkurt 2023, 12:40
SPANJE - Joana Sanz po përjeton një nga fazat më të komplikuara të jetës së saj, mes vdekjes së nënës s...
Sport
10 Shkurt 2023, 12:27
ANGLI - Në Angli parashikojnë se Liverpool do të shkarkojë Jurgen Klopp nëse ‘Reds’ eliminohen nga Real Ma...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:57
ANGLI - Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i grupit të tifozëve të Manchester Cityt, beson se titujt e fituar në vitet e fundi...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:41
SPANJE - Ndonëse pak ditë më parë u përmend se avokatët e Dani Alves do të bënin gjithçka që...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:28
RUSI - Patinatori rus Roman Kostomarov, kampion olimpik dhe fitues i shumëfishtë medaljesh botërore, i janë amputuar të dyja k&eum...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:16
FRANCE - Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, denoncoi kërcënimet e Ukrainës për të bojkotuar Lojë...
Sport
10 Shkurt 2023, 11:00
FRANCE - Që nga fundi i afatit kalimtar dimëror, Gianluigi Donnarumma më në fund shpëtoi nga prania e rëndë e Keylo...