16 Shkurt 2023, 22:06
Nga DOSJA
SPANJE - Rikthimi i Barcelonës në Europa League ka sjellë një lajm të keq: dëmtimin e Pedrit. Lojtari nga Ishujt Kanarie u dëmtua në pjesën e përparme të këmbës së djathtë në një aksion dhe u desh të zëvendësohej, në ndeshjen kundër Manchester United. Ai vetë ka kërkuar ndryshimin.
Pedri filloi kundër ‘Djajve të Kuq’ të Ten Hag, por u desh të largohej nga fusha e Camp Nou kur kishin mbetur thuajse pesë minuta para pushimit. Ai është dëmtuar në një aksion dhe i ka kërkuar Xavi Hernández ndryshimin. Në vend të tij ka hyrë Sergi Roberto. Ai po luante brenda majtas, në një mesfushë të përbërë edhe nga Kessie dhe Frenkie de Jong.
Ndërkombëtari nga Ishujt Kanarie është ekzaminuar nga shërbimet mjekësore që kanë konstatuar një dëmtim në rectus femoris të këmbës së djathtë. Në orët e ardhshme, ai do t'i nënshtrohet testeve të tjera për të vlerësuar shkallën e saktë të shqetësimit dhe kohën e parashikuar të rikuperimit. Mesfushori është pjesë e 11-shes së Barcelonës: ka marrë pjesë në 29 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Shkurt 2023, 21:53
AZERBAIXHAN - Redon Xhixha u aktivizua në minutën e 79-të në ndeshjen e Conference League mes Qarabag dhe Gent, me sulmuesin kurbinas ...
Sport
16 Shkurt 2023, 21:49
SPANJE - Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm që RCD Mallorca ka në skuadrën e...
Sport
16 Shkurt 2023, 21:43
TURQI - Ndeshja e sotme mes Trabzonsporit dhe Bazelit ka nisur me një koreografi fantastike nga ana e tifozëve vendas. Tifozët ishin të gjit...
Sport
16 Shkurt 2023, 21:22
SPANJE - Ka përfunduar në barazim 2-2 një takimi madhështor në Camp Nou, ku të dy skuadrat u larguan me një rezultat të ...
Sport
16 Shkurt 2023, 19:44
TIRANE - Mungesa e transparencës, vonesat në lëvrimin e fondeve, ulja e buxhetit për sportin dhe ndarja sipas një sistemi pikëzi...
Sport
16 Shkurt 2023, 18:30
SPANJE - Javët e fundit nuk kanë qenë të qeta për modelen Joana Sanz. Së pari, vdekja e nënës së s...
Sport
16 Shkurt 2023, 18:13
SPANJE - Barcelona dhe Real Madrid po bëjnë një luftë të ashpër mediatike pasi dolën raporte se klubi katalanas pagoi ish-an&...
Sport
16 Shkurt 2023, 18:11
MAROK - Njëra ishte një nga zbulimet e mëdha të Botërorit të fundit në Katar. Tjetri doli të ishte një nga z...
Sport
16 Shkurt 2023, 17:54
SHBA - Në moshën 45-vjeçare, Thierry Henry është i vendosur të veshë kostumin e tij të stërvitjes dhe...
Sport
16 Shkurt 2023, 17:27
FRANCE - Ky është fundi i një beteje të gjatë ligjore. Një fund i lumtur për Nasser Al-Khelaïfi. Sipas një...