Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
VIDEO / Xhixha debuton në Conferencë League, por është i pafat i mohohet goli...
Xhixha tentoi që ta shfrytëzonte freskinë e tij dhe në kohën shtesë, sulmuesi pati një mundësi tjetër për të shënuar, këtë herë i gjendur në një pozicion diagonal me portën por goditja e tij ishte qendrore.
16 Shkurt 2023, 21:53Nga DOSJA
AZERBAIXHAN - Redon Xhixha u aktivizua në minutën e 79-të në ndeshjen e Conference League mes Qarabag dhe Gent, me sulmuesin kurbinas që në ato pak minuta u bë protagonist, pavarësisht se i mungoi fati. Ish-lojtari i Tiranës vetëm 10 minuta pasi hyri në lojë u ndal nga traversa. 24-vjeçari godit bukur me të djathtë, por topi u ndal nga shtylla horizontale, duke lënë në fuqi rezultatin 1-0.
Xhixha tentoi që ta shfrytëzonte freskinë e tij dhe në kohën shtesë, sulmuesi pati një mundësi tjetër për të shënuar, këtë herë i gjendur në një pozicion diagonal me portën por goditja e tij ishte qendrore.
Xhixha është ende në kërkim të golit të parë me fanellën e Qarabag, teksa që në ndeshjet e para ka arritur që të lërë gjurmë, paçka se i ka munguar fati.
24-vjeçari u largua si shënuesi më i mirë i kampionatit vetëm disa javë më parë, me Tiranën që përfitoi 550 mijë euro nga transferimi i sulmuesit drejt Azerbajxhanit.