"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ndeshjet e kthimit të 1/16-ave të Europa League do të zhvillohen pas një jave, më 23 shkurt
SPANJE - Ka përfunduar në barazim 2-2 një takimi madhështor në Camp Nou, ku të dy skuadrat u larguan me një rezultat të barabartë logjik. Gjithçka u luajt në një pjesë të dytë me intensitet të çmendur, ku si ‘blaugranët’ dhe po ashtu ‘Djajtë e Kuq’ kërkonin ta fitonin ndeshjen. Në fund, katalanasit si zotër të shtëpisë ishin më kërkues, por portieri spanjol De Gea dhe shtylla e djathtë, ishin aleatë të United dhe penguan fitoren e Barcelonës.
Në pjesën e parë çdo skuadër ka pasur fazën e dominimit, ku United ka qenë disi më i rrezikshëm dhe ka përfituar nga hapësirat e mbrojtjes culé që vuan shumë, por që në fund ka një Ter Stegen që ruan të paprekur portën e tij. Dëmtimi i Pedrit, i cili ishte një nga më të mirët e Barçës, është problem për Xavi, që bën një 'arnim' me Sergi Roberton.
Pas pushimit, në Camp Nou luhet një muzikë tjetër dhe do të vinë edhe golat. Në minutën e 51-të Marcos Alonso shënon golin e parë, të cilin ia dedikon babait të tij, i cili u nda para pak ditësh nga jeta. Por gëzim i Barcelonës zgjat pak, vetëm tri minuta, pasi i zakonshmi Rashford befason Ter Stegen dhe barazon në 1-1. Në të 60-tën është po Rashford që bën një rrëmujë në portën katalanase dhe Koundé, me gjoks shkakton autogol.
Do të ishte më pas Raphina në minutën e 77-të, që kroson një top në zonë, të cilin Lewandowski nuk e arrin, por lëvizja e tij mjafton për të mashtruar De Gean dhe topi përfundon në rrjetë, duke barazuar në 2-2. Deri në përfundim, portieri spanjol i “Djajve’ dhe një shtyllë do të pengonin Ansu Fatin t’i siguronte fitoren Barcelonës. Gjithçka përfundon në 2-2, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit, që do të vendoset pas një jave në Old Trafford, të enjten e ardhshme!
Në ndeshjet e tjera Salzburgu mundi Romën 1-0 në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it, ku Capaldo (88’) ishte autor i golit të fitores. Në Varshavë të Polonisë, Shakhtar Donesk fitoi 2-1 ndaj francezëve të Rennes. Kryskiv (11’) dhe Bondarenko (45’+1) shënuan për ukrainasit, ndërsa Toko Ekambi (59’), ngushtoi epërsinë. Në takimin e Amsterdamit, Ajax dhe Union Berlin u ndanë në barazim 0-0.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Mungesa e transparencës, vonesat në lëvrimin e fondeve, ulja e buxhetit për sportin dhe ndarja sipas një sistemi pikëzi...
SPANJE - Javët e fundit nuk kanë qenë të qeta për modelen Joana Sanz. Së pari, vdekja e nënës së s...
SPANJE - Barcelona dhe Real Madrid po bëjnë një luftë të ashpër mediatike pasi dolën raporte se klubi katalanas pagoi ish-an&...
MAROK - Njëra ishte një nga zbulimet e mëdha të Botërorit të fundit në Katar. Tjetri doli të ishte një nga z...
SHBA - Në moshën 45-vjeçare, Thierry Henry është i vendosur të veshë kostumin e tij të stërvitjes dhe...
FRANCE - Ky është fundi i një beteje të gjatë ligjore. Një fund i lumtur për Nasser Al-Khelaïfi. Sipas një...
FRANCE - Pamjet e shtrjes së dhunshme të Sergio Ramos mbi një fotograf afër tij kur përshëndeste tifozët e Virage Aute...
ZVICER - UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve t&e...
FRANCE - I zhgënjyer me PSG-në kundër Bayern Munichut në shtëpi, në ndeshjen e parë në fazën eliminatore t&e...
SPANJE - Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, por atë ditë, besimi ynë te futboll na çoi në mana...