Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
“Ende nuk e kam harruar që kemi humbur nga Ludogorets sezonin e kaluar”, thotë trajneri i Romës
ITALI - Skuadra e Romës nis të enjten pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League, ku “ujqërit” romanë do të kenë si kundërshtarë të parë moldavët e Sherif Tiraspolit. Verdhekuqtë italianë do të luajnë në transfertë dhe Jose Mourinho tha se nuk i nënvlerëson ndeshjet në terren të huaj.
Roma arriti në finalen e Evropa League sezonin e kaluar, duke e humbur trofeun ndaj Sevillas në goditjet e penalltive. Trajneri kujton disa dështime të “ujqërve” jashtë shtëpisë në Europë, përfshirë edhe humbjen ndaj Ludogorets.
“Është një sezon ndryshe nga i kaluari, një kompeticion ndryshe. Gjithashtu do të vazhdoj të them se ne nuk e humbëm atë finale në Budapest. Sa herë që njerëzit flasin me mua për këtë, unë do t'u them se nuk jemi mundur nga Sevilla”,- thotë Jose Mourinho.
“Me këtë në mendje, sot e nisim nga e para dhe synimi ynë është kualifikimi në fazën tjetër. Vitin e kaluar e nisëm grupin me një disfatë, gjë që i vështirësoi gjërat. Ne duhej të kalonim në “play-off”, kështu që fitimi i grupit padyshim do të kishte një rëndësi të madhe”, vazhdoi portugezi.
“Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët tanë. Ende nuk e kam harruar që humbëm kundër Ludogorets sezonin e kaluar dhe dy vjet më parë humbëm 1-6 në një ndeshje që duhet ta kishim fituar, kështu që nuk është kurrë e lehtë të luash jashtë shtëpisë në Evropë”,- pranoi Mourinho.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Arsenali mposhti PSV Eindhoven 4-0 në një ndeshje të raundit të parë të Grupit B të Champions League. Katër...
GJERMANI - Mbrëmjen e së mërkurës, Manchester United humbi pas një ndeshjeje të çmendur ndaj Bayern Munich (4-3). I ...
GJERMANI - Bayern Munich mundi Manchester United 4-3 në një ndeshje emocionuese të raundit të parë të fazës së grupeve t...
SPANJE - Rrugëtimi i Interit në Champions League 2023/2024, nënkampion i Europës, nis me një barazim: në Anoeta, nd...
SPANJE - Real Madrid fiton 1-0 në ditën e parë të Champions League 2023/24 . Merengët, në grupin e&...
ITALI - “Unë ndalova së takuari”, - kujton ajo me keqardhje. Rrëfimi i saj është një gërvishtje e madhe n&...
TIRANE - UEFA me dorë të hekurt ndaj Shqipërisë për hedhjet e sendeve dhe fakadanëve në fushë në ndeshjen Shqip&e...
ZVICER - Ndeshja kualifikuese për Europianin 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës, u ndërpre për disa minuta për shkak të banderol...
ANGLI - Menjëherë pas përfundimit të takimit, në dhomën e zhveshjes së futbollistëve është shfaqur një ba...
SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte në humor të lartë pas fillimit të shkëlqyer të katalanasve në Cham...