Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Me rezultatin 4-3 u mbyll takim. Bavarezët pësuan tre gola, por megjithatë morën tre pikët ndaj Manchester United
GJERMANI - Bayern Munich mundi Manchester United 4-3 në një ndeshje emocionuese të raundit të parë të fazës së grupeve të Champions League. Bavarezët kishin epërsi gjatë gjithë ndeshjes, por në minutat e fundit iu desh të dridheshin për suksesin.
Leroy Sane, Serge Gnabry, Kane dhe Mathis Tell shënuan për ekipin vendas, ndërsa Casemiro dy herë dhe Hejlund shënuan për “Djajtë e Kuq”.
Pjesa e parë në “Allianz Arena” ishte e gjitha për bavarezët. Ata hynë në pushim me dy gola epërsi, pasi Leroy Sane dhe Serge Gnabry shënuan respektivisht në minutën e 28-të dhe 32.
Skuadra e Erik ten Haag u rikthye më e fortë pas pushimit. Rasmus Heylund shkurtoi rezultatin në minutën e 49-të. 20-vjeçari danez shënoi golin e tij të parë për Man.United që nga transferimi i tij nga Atalanta këtë verë.
Bavarezët e rikthyen epërsinë me dy gola në minutën e 53-të, kur u akordua një penallti për lojë me dorë. Harry Kane e ktheu në gol penalltinë dhe e bëri rezultatin 3-1.
Mesfushori brazilian Casemiro shënoi në minutën e 88-të për “Djajtë e Kuq” për të rikthyer shpresat e ekipit të tij. Megjithatë, të ftuarit u përvëluan shumë shpejt. Matis Tell, i cili hyri në fushë në minutën e 87-të, shënoi në kohën e shtuar për 4-2 në favor të vendasve.
Goli i fundit në “Allianz Arena” ishte vepër po e Casemiros, i cili thjesht fiksoi rezultatin përfundimtar 4-3 dhe kështu Bayerni e nisi me fitore aventusën e tij në Champions League.
Kjo disfatë është një tjetër goditje për skuadrën e tronditur të Man.United. “Djajtë e Kuq” pësuan humbjen e tretë radhazi, pasi u mundën edhe nga Brighton dhe Arsenali këtë muaj para ndeshjes me Bayern.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Rrugëtimi i Interit në Champions League 2023/2024, nënkampion i Europës, nis me një barazim: në Anoeta, nd...
SPANJE - Real Madrid fiton 1-0 në ditën e parë të Champions League 2023/24 . Merengët, në grupin e&...
ITALI - “Unë ndalova së takuari”, - kujton ajo me keqardhje. Rrëfimi i saj është një gërvishtje e madhe n&...
TIRANE - UEFA me dorë të hekurt ndaj Shqipërisë për hedhjet e sendeve dhe fakadanëve në fushë në ndeshjen Shqip&e...
ZVICER - Ndeshja kualifikuese për Europianin 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës, u ndërpre për disa minuta për shkak të banderol...
ANGLI - Menjëherë pas përfundimit të takimit, në dhomën e zhveshjes së futbollistëve është shfaqur një ba...
SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte në humor të lartë pas fillimit të shkëlqyer të katalanasve në Cham...
ITALI - Heroi i Lazios në barazimin 1-1 me Atleticon në ndeshjen hapëse të Grupit 5 të Champions League, ...
BRAZIL - Neymar dhe Bruna Biancardi janë në ditët e fundit të pritjes së fëmijës së tyre të parë, por pro...
SPANJE - Alejandro Balde do të mbetet lojtar i Barcelonës deri në vitin 2028. Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar, i...