28 Prill 2024, 17:00
Nga DOSJA

ITALI - Reali mori një lajm të keq nga vetë kapiteni Nacho Fernandez. Spanjoli i ka bërë të ditur drejtuesve madrilèneë se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën, pasi kërkon një eksperiencë të re, në një tjetër kampionat.
AC Milan u hodh menjëherë në garë. Kuqezinjtë dëshirojnë të forcojë repartin e tij mbrojtës dhe tashmë i ka vënë sytë një prej lojtarëve më të vjetër të Real Madridit. Ata mund të godasin në periudhën e merkatos me transferimin e mbrojtësit 34-vjeçar Nacho Fernandez.
Nacho nuk ishte një titullar i padiskutueshëm te Real Madridi, por Carlo Ancelotti është mbështetur gjithmonë te lojtari kur ishte e nevojshme, ai është lloji i lojtarit, që e kryen gjithmonë punën shumë mirë. Ai është përdorur ndonjëherë në pozicione të tjera nga ato ku është mësuar të luajë dhe ka pasur zhvillime të mira.
Nacho dëshiron të ketë një tjetër eksperiencë, pasi të gjithë karrierën e ka kaluar vetëm te Real Madrid. Së bashku me grupin madrilen ai ka fituar 24 trofe, që nga viti 2012. Aktualisht iberiku është më shumë rezervë dhe kjo nuk e kënaq. Pasi ka mbushur moshën 34 vjeç, ai ka vetëm një shans këtë verë për të marrë një transferim në një ekip të lartë.

AC Milan ka vuajtur shumë këtë sezon për shkak të problemeve në mbrojtje. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e klubit janë të gatshëm të transferojnë Nachon, një lojtar që do të përshtatej në mënyrë perfekte në pjesën e mbrojtjes së italianëve dhe mund t'i jepte më shumë besim skuadrës.
Skuadra italiane preferon, si rregull, të marrë lojtarë me përvojë, por pa kontratë. Kjo mund të ndodhë edhe në rastin e Nachos, lojtarit të cilit kontrata me Real Madridin i skadon në fund të qershorit. Ai ka zhvilluar 36 ndeshje në mbrojtjen e Madridit këtë sezon, ndërkohë që vlerësohet në 4 milionë euro, sipas Transfermarkt, dhe ka bërë 355 paraqitje në të gjitha garat gjatë gjithë karrierës së tij.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka shkuar në dhomën e zhveshjes së skuadrës dhe ka folur me Naçon. Ai i kërkoi lojtarit të vazhdojë te Real Madridi, edhe nëse nuk mund t'i garantojë një vend në 11-shen e parë. Carlo Ancelotti nuk kishte veçse lëvdata për iberianin, për të cilin tha se është një qendërmbrojtës i shkëlqyer.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Prill 2024, 16:30
BRAZIL - PSG, një klub që në fund të këtij sezoni po lufton në të gjitha frontet, do të bëjë ndryshime t&eum...
Sport
28 Prill 2024, 16:00
GJERMANI - Bavarezët po kërkojnë të forcojnë sulmin e tij për të rrëzuar nga froni Bayer Leverkusen dhe për t&eum...
Sport
28 Prill 2024, 15:30
SHBA - Në një postim në rrjetet sociale, argjentinasi ka kujtuar ish-trajnerin që udhëhoqi Messin dhe Barcelonën drejt titullit ...
Sport
28 Prill 2024, 15:00
SPANJE - Nga e hëna (29/04) do të shkojë në gjykatë çështja e sjelljes raciste të një pjese të tifoz&...
Sport
28 Prill 2024, 14:30
ANGLI - Chelsea arriti të rikthehet nga 2-0 në Villa Park, për të marrë një pikë ndaj Aston Villa. Megjithatë, &...
Sport
28 Prill 2024, 14:00
ARGJENTINE - Ata janë një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it të futbollit, që kanë pushtuar opinionin...
Sport
28 Prill 2024, 13:30
ANGLI - Liverpooli humbi gjithçka në Evropë dhe humbën terren në Angli brenda një jave, ndaj kësisoj dhe atmosf...
Sport
28 Prill 2024, 13:00
ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Mançester Junajtid, ka reaguar për barazimin në shtëpi ndaj Burnleyt, i cili sipas tij, nuk ...
Sport
28 Prill 2024, 12:30
GJERMANI - Alarmet po bien për Bayernin, tre ditë larg ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kund&eum...
Sport
28 Prill 2024, 12:00
ANGLI - Këtë të shtunë, Derby County siguroi ngjitjen nga Liga Një në Championship.
Skuadra i kaloi dy sezonet e fundit në...