28 Prill 2024, 13:00
Nga DOSJA

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Mançester Junajtid, ka reaguar për barazimin në shtëpi ndaj Burnleyt, i cili sipas tij, nuk duhet të ndodhte: “Jam shumë i frustruar. E vendosëm veten në pozita të vështira. Në shumë faza të lojës dolëm shumë mirë, ndaj në fund duhet të merrnim tre pikët dhe pa pësuar gol. Dështuam sërish në fund”.
I pyetur, nëse zhgënjimet që Man.United ka pasur gjatë gjithë sezonit, mund të jenë fat i keq apo problem i mentalitetit, Ten Hag konsideron se problem janë të dyja: “Fat i keq në ndeshje dhe ne nuk kemi pasur fat me arbitrimin javët e fundit. Kemi vuajtur kaq shumë me penalltitë... kjo është e justifikuar, por ka të tjera që nuk janë”,- shpjegoi trajneri holandez.
Me këtë rezultat, Manchester United e sheh vendin e katërt, dhe kualifikimin e mëpasshëm në Champions League, gjithnjë e më larg, diçka që Ten Hag e komentoi: “Europa League duket më e mundshme… Këto janë faktet. Nuk është e lehtë të kapësh vendin e katërt kur je kaq larg. Ne kishim nevojë të fitonim. Javët e fundit kemi qenë në një pozicion për të fituar dhe më pas kemi humbur. Diferenca është shumë e madhe në këtë fazë të sezonit”.
Në lidhje me rastet e humbura të skuadrës së tij, trajneri i Manchester United mbrojti lojtarët e tij: “Të gjitha skuadrat humbasin mundësitë, por te ne kjo është e çuditshme. Ne krijuam edhe shumë mundësi. Për momentin, ne jemi një nga skuadrat më dinamike dhe argëtuese në kampionat. Po krijojmë shumë mundësi dhe po luajmë futboll të mirë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Prill 2024, 12:30
GJERMANI - Alarmet po bien për Bayernin, tre ditë larg ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kund&eum...
Sport
28 Prill 2024, 12:00
ANGLI - Këtë të shtunë, Derby County siguroi ngjitjen nga Liga Një në Championship.
Skuadra i kaloi dy sezonet e fundit në...
Sport
28 Prill 2024, 11:30
GJERMANI - Marrëdhënia e Thomas Tuchel me Bayernin vazhdon të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Edhe me krijimin e nj&eu...
Sport
28 Prill 2024, 11:00
PORTUGALI - Pinto da Costa nuk do të jetë presidenti i Portos. Pas 42 vitesh në presidencën e “dragonjve”, ai tashm&...
Sport
28 Prill 2024, 10:30
ARABIA SAUDITE - Al -Nassr duhej të vuante, por këtë të shtunë ata mundën 1-0 Al-Khaleej dhe mbeten në luftë...
Sport
28 Prill 2024, 10:15
SHBA - Lionel Messi vazhdon të tallet me MLS. Në një ndeshje tjetër, superylli argjentinas ishte një nivel më...
Sport
28 Prill 2024, 10:00
RUMANI - Kur kanë mbetur tre xhiro deri në fund të Superligës rumune, skuadra e drejtuar nga Ilias Charalambous siguroi titullin kët&...
Sport
28 Prill 2024, 09:30
SPANJE - Të dielën janë zgjedhjet te Real Madridi. Sot, duke filluar nga ora 9:00 në Valdebebas, hapet afati deri në orën 20:00,...
Sport
28 Prill 2024, 09:00
Infantino, president i FIFA-s, me Ceferin, president i UEFA-s
ZVICER - Nuk është një kërcënim i rremë, është n...
Sport
28 Prill 2024, 09:00
SERBI - Incident i pabesueshëm me një arbitër të Euroligës. Gjyqtari slloven, Matej Bolthauser, është “kapur&rdquo...