Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe ‘Topçinjve’, aktualisht 38 vjeç, është drejtor i akademisë së Arsenalit, që nga viti 2018.
ANGLI - Per Mertesacker, një ish-lojtar që përfaqësoi Arsenalin midis 2011 dhe 2018, kujtoi periudhën e tij të shkurtër në stolin e ‘Topçinjve’ në 2019/20, në një intervistë për 'The Sun'.
Pak më shumë se një vit, pasi përfundoi karrierën e tij futbollistike, ish-lojtarti i kombëtares gjerman mori në mënyrë të përkohshme ekipin e londinezëve, pas largimit të Unai Emery. Sidoqoftë, përvoja nuk ishte më e mira.
"Kisha tre javë në krye të ekipit me Freddie Ljungberg, kur Unai Emery u largua dhe ishte tronditja e jetës sime. Ishte dërrmuese për mua dhe shpejt kuptova se trajnimi nuk ishte diçka që doja të ndiqja, kështu që isha shumë i lumtur që kthehesha në menaxherin e akademisë”,- shprehet ish-lojtari i kombëtares gjermane, aktualisht 38 vjeç, i cili është drejtor i akademisë së Arsenalit që nga viti 2018.
Mertesacker vlerësoi gjithashtu performancën e Mikel Artetës, ish-shokut të tij të skuadrës, në stolin e ‘Topçinjve’. "Mikel (Arteta) kishte një punë shumë të vështirë kur mbërriti. Ai donte ta zhvillonte ekipin bazuar në vlera, për të vendosur standarde të reja për klubin.
Ai ndryshoi qartë drejtimin e klubit dhe e solli atë në një pozicion të mrekullueshëm. Ishte i aftë për të sfiduar titullin, mënyra se si u soll me disa lojtarë dhe si i vendosi standardet, më lehtësoi shumë çdo gjë”, theksoi ai.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Mario Balotelli me zemër të hapur. Sulmuesi italian, dikur i Milanit, Interit, Liverpoolit, apo Manchester Cityt, tani në Sion...
FRANCE - Me më shumë se 200.000 aplikime deri më tani, Lojërat Olimpike të Parisit kanë tejkaluar numrin e vullnetar&eum...
SPANJE - Real Madridi ka njoftuar çmimet e vendeve për ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt në Santiago Bern...
ITALI - Sanksionet. Të hënën, selia e policisë së Torinos njoftoi për ndalimin në stadiume ndaj 171 tifozëve t&eu...
ZVICER - Mbledhja e parë e “Bordit të Futbollit të UEFA-s”, një strukturë e re që supozohet të reflek...
SPANJE - Pavarësisht se Shakira dhe Gerard Pique janë histori si çift, informacione të reja rreth pabesive të supozu...
ANGLI - Cristian Stellini nuk është më trajneri i Tottenham. Klubi shpalli përjashtimin e tij sot, 48 orë pas humbjes traumatike t...
AUSTRALI - Xhokej, sportisti i garave me kuaj, Den Holland, ka humbur jetën në një garë në Australi. Në pistën "Donald Rac...
TIRANE - Deborah Keçi, drejtoresha klubit shumësportë Tirana ka reaguar së fundmi në lidhje me gjestin që bëri pak ditë...
ANGLI - Mbajtësi i katër medaljeve të arta olimpike në 5000 dhe 10000 metra do të garojë në dy gara t&eum...