24 Prill 2023, 19:52
Nga DOSJA

ITALI - Sanksionet. Të hënën, selia e policisë së Torinos njoftoi për ndalimin në stadiume ndaj 171 tifozëve të Juventusit, të akuzuar për sjellje raciste ndaj sulmuesit belg të Interit, Romelu Lukaku.
“Pas thirrjeve raciste gjatë gjysmëfinales (ndeshjes së parë) të Kupës së Italisë, Juventus-Inter, më 4 prill, selia e policisë së Torinos ka nxjerrë, në kuadër të luftës kundër racizmit, 171 gjoba (...) për tifozët e Juventusit. Ata gjithashtu do të jenë subjekt i ndalimit të hyrjes në stadium”,- thuhet në një njoftim për shtyp nga prefektura. Kohëzgjatja e ndalimit nuk u specifikua.
Duke hyrë në lojë në minutën e 69-të, më 4 prill, belgu me origjinë kongoleze u sulmua nga tifozët e Juventusit, të cilët imitonin të qara majmuni ndaj tij, kur barazoi me një penallti në fundin e ndeshjes (1-1).
Romelu Lukaku, siç është mësuar, më pas ka festuar golin e tij duke vendosur dorën e djathtë në ballë dhe gishtin tregues të dorës së majtë në gojë në drejtim të tribunës. Një gjest që padyshim nuk e kishte kuptuar vlerën e tij arbitri i takimit Massa, i cili i dha një paralajmërim të dytë sulmuesit zikaltër, sinonim i përjashtimit.
Ky sanksion shkaktoi një ortek pasojash. Pasuan përleshje mes lojtarëve të dy skuadrave duke shkaktuar përjashtimin e dy lojtarëve të tjerë, nga një nga secila anë, kolumbiani i Juve Cuadrado dhe portieri slloven i Interit, Handanovic.
Juventus fillimisht ishte sanksionuar nga drejtësia sportive me mbylljen e një tribune me një ndeshje në stadiumin e tij, përpara se ky sanksion të hiqej në apel. Romelu Lukaku, i përjashtuar për festimin e golit të tij në mënyrë provokative, si kundërpërgjigje ndaj këtyre thirrjeve raciste, u “fal” të shtunën e kaluar nga presidenti i Federatës Italiane. Prandaj ai do të mund të luajë ndeshjen e kthimit, të planifikuar për të mërkurën në Milano.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Prill 2023, 19:32
ZVICER - Mbledhja e parë e “Bordit të Futbollit të UEFA-s”, një strukturë e re që supozohet të reflek...
Sport
24 Prill 2023, 19:10
SPANJE - Pavarësisht se Shakira dhe Gerard Pique janë histori si çift, informacione të reja rreth pabesive të supozu...
Sport
24 Prill 2023, 18:50
ANGLI - Cristian Stellini nuk është më trajneri i Tottenham. Klubi shpalli përjashtimin e tij sot, 48 orë pas humbjes traumatike t...
Sport
24 Prill 2023, 18:43
AUSTRALI - Xhokej, sportisti i garave me kuaj, Den Holland, ka humbur jetën në një garë në Australi.
Në pistën "Donald Rac...
Sport
24 Prill 2023, 18:27
TIRANE - Deborah Keçi, drejtoresha klubit shumësportë Tirana ka reaguar së fundmi në lidhje me gjestin që bëri pak ditë...
Sport
24 Prill 2023, 18:05
ANGLI - Mbajtësi i katër medaljeve të arta olimpike në 5000 dhe 10000 metra do të garojë në dy gara t&eum...
Sport
24 Prill 2023, 17:50
ANGLI - Daily Mail i kërkoi Steven Gerrard që të qëndrojë larg Greqisë! Faqja e njohur angleze, në një shkrim për t...
Sport
24 Prill 2023, 17:38
FRANCE - Ligji për rritjen e moshës për të marrë pension në Francë është rritur nga 62 në 64 vjeç&...
Sport
24 Prill 2023, 17:28
BRAZIL - Kukullat antropomorfe janë një traditë në Brazil dhe për këtë arsye në zonën e Recifes doni...
Sport
24 Prill 2023, 17:21
ANGLI - Një ish-lojtar i akademisë së Arsenalit, Daniel Kane, është bërë viktimë e pijeve të falsifikuara pasi ka q...