Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
"Për kë popull punon ti?"/ Protestuesi i bën thirrje Endri Shabanit: Dil përpara popullit, përgjigju para popullit t&eu...
Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës! Natyrisht që do të shkoj në S...
Incidenti në GJKKO/ Konflikti fizik nisi pasi Petrit Çakrri mohoi përfshirjen në vrasje, lëndohen edhe tre efektiv&eu...
Tani, tre anëtarët e panelit të pavarur do të shqyrtojnë argumentet e të dyja palëve përpara se të japin verdiktin, i cili nuk pritet të bëhet publik brenda disa muash.
ANGLI - Avokatët e Premier League-s dhe të Manchester City-it thuhet se kanë paraqitur argumentet përfundimtare javën e kaluar para komisionit të pavarur që po shqyrton akuzat ndaj klubit anglez, raportoi të hënën gazeta ‘Daily Mail’.
Kjo betejë juridike nisi më 16 shtator në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Londër dhe përfundoi të premten e kaluar, sipas këtij burimi, pas javësh procesi që është zhvilluar me në mënyrë sekrete. Tani, tre anëtarët e panelit të pavarur do të shqyrtojnë argumentet e të dyja palëve përpara se të japin verdiktin, i cili nuk pritet të bëhet publik brenda disa muash.
Premier League, e cila organizon kampionatin më të ndjekur të futbollit në botë, pretendon se Manchester City ka shkelur qëllimisht rregullat financiare të vendosura midis viteve 2009 dhe 2018 për të fryrë ambiciet sportive.
Gjatë kësaj periudhe, "Citizens" fituan tri herë kampionatin. Përveç kësaj, ata grumbulluan trofe të shumtë në vitet pasuese, si në Angli ashtu edhe në Evropë, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.
Numri i akuzave ndaj klubit (115 gjithsej) dhe profili i të akuzuarit, kampion i katërfishtë në fuqi i Anglisë, përbëjnë elemente të paprecedenta dhe spektakolare për atë që media e ka quajtur "procesi sportiv i shekullit".
Nga ana e tyre, drejtuesit e Manchester City-it, në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk kanë reshtur së këmbënguluri për pafajësinë e tyre. Megjithatë, skuadra shpesh përballet me tallje dhe ofendime nga tifozët e ekipeve rivale, të bindur se "Citizens" janë fajtorë për mashtrim.
Nëse klubi shpallet fajtor, mund të përballet me një ndëshkim të rëndë, si heqja e pikëve, gjë që mund të çojë klubin në rënie në kategoritë më të ulëta.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Më 7 dhjetor, Michail Antonio, viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor me Ferrarin e tij, mund të ketë nevoj&eum...
ITALI - Edoardo Boves do t’i implantohet nesër një defibrilator nënlëkuror pas problematikës së ndodhur më 1 dhjetor gj...
SHBA - Pasi u largua nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2023 për t'u bashkuar me Al-Hilal, Neymar po përjeton kohë të komp...
David Coote (majtas) dhe Erik ten Hag ANGLI - Hetimi për gjyqtarin David Coote ka përfunduar këtë të hënë, Shoqata Angle...
BAHREIN - Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillo...
ANGLI - Largimi i papritur i Dan Ashworth nga Manchester United mëngjesin e sotëm vazhdon të bëjë që njerëzit të flasi...
ITALI - Gjermani Mats Hummels, qendërmbrojtësi i Romës, është një nga përfituesit më të mëdhenj t&...
FRANCE - Mbappe ka dhënë një intervistë këtë të dielë për programin ‘Clique’ në Canal + Fra...
ITALI - Braziliani Ederson Dos Santos, mesfushori i Atalantas, nuk është një lojtar i profilit të lartë sa shokët...
LITUANI - Ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare boksieri lituanez Genadij Krajevskij, i njohur si “B...