23 Tetor 2023, 08:00
Nga DOSJA
SHBA - Sipas një raporti të “Marca”, Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, së shpejti do të kenë shoqëri nga... e kaluara.
Këta lojtarë të shquar të një prej skuadrave më të mira të Barcelonës, Messi, Busquets, Alba që kanë bërë histori, teksa kanë fituar tripletë trofesh me Luis Enrique, do të mirëpresin Luis Suarez sipas "Marca" për të plotësuar ëndrrën që David Beckham po punon që kur ai erdhi fillimisht te Inter Miami.
Golashënuesi uruguajan ka qenë kryesor në atë skuadër, para se të largohej për në Atletico Madrid, i cili më pas i kurorëzoi kampionë me 21 golat e tij vendimtarë. Suarez është qershia mbi tortë për Inter Miami. Përveçse është një top lojtar, ai është edhe shoku më i mirë i Messit, me argjentinasin që ka qenë katalizatori për këtë sipërmarrje në klubin MLS.
Shfaqja e papritur e Arabisë Saudite dhe paratë e saj të pafundme, duket se nuk i ndalin projektet e Inter Miamit për të rindërtuar atë ekip të Barcelonës. Mungoi qershia mbi tortë, golashënuesi, njeriu që përfundon çdo mundësi.
Ky ishte roli i tij në Barcelonën e Luis Enriques, e cila për kuriozitet ishte një ekip që e nisi me probleme të mëdha. Kishte probleme mes yjeve dhe trajnerit, por ata përfundimisht fituan Champions League dhe ky mbetet suksesi më i fundit evropian i katalanasve.
Fakti që Suarez nuk ndodhet tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është për shkak të vështirësive të shkaktuara nga Gremio, në lidhje me ndërprerjen e kontratës së tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Tetor 2023, 07:30
SPANJE - Një skenar që do të bënte xheloz edhe një film fantastiko-shkencor, ai që u shpalos në stadiumin olimpik të &ld...
Sport
22 Tetor 2023, 23:20
ITALI - Një gol i Manuel Locatellit pas një ore lojë i dhuroi Juventusit një fitore të madhe 0-1 përballë...
Sport
22 Tetor 2023, 22:13
ITALI - Në barazim 0-0 janë mbyllur 45 minutat e para në “San Siro”, në klasiken italiane Milan - Juventus. Ndonëse kuqezin...
Sport
22 Tetor 2023, 21:47
ELBASAN - “Le të themi që u ulëm poshtë dhe nuk ia dolëm më pas të menaxhonim mbajtjen e topit si deshëm. Objektiv...
Sport
22 Tetor 2023, 19:57
ITALI - Këtë të diel, José Mourinho ishte shumë i kënaqur me përpjekjet e lojtarëve të tij në fitoren e v&eu...
Sport
22 Tetor 2023, 19:21
ELBASAN - Përballja e sotme mes Dinamos dhe Teutës ka ofruar emocione të forta. Dinamovitët janë larguar me kokën ulur nga stadium...
Sport
22 Tetor 2023, 19:11
HOLLANDE - Ajax ndodhet në një krizë totale, ndërsa pas nëntë javësh kampionat vuan në vend të parafundit me vet&eu...
Sport
22 Tetor 2023, 18:53
ITALI - Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë. Portieri shqiptar u largua ...
Sport
22 Tetor 2023, 18:46
KUKESI - Kukësi rikthehet te fitorja në kampionat dhe atë e bën në sfidën ndaj Laçit, të cilën e fitoi me rezulta...
Sport
22 Tetor 2023, 17:13
ITALI - Roma merr një fitore me vuajtje ndaj Monza-s në “Olimpico”, me skuadrën e Mourinhos, i cili luajti me një lojtar më...