"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Juventusi mund Milanin me 10 lojtarë dhe ngjitet në vendin e tretë!
Festë e çmendur e mesfushorit dhe gol i rëndë për Juventusin. Me suksesin e sotëm bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani i vendit të dytë.
22 Tetor 2023, 23:20Nga DOSJA
ITALI - Një gol i Manuel Locatellit pas një ore lojë i dhuroi Juventusit një fitore të madhe 0-1 përballë Milanit në “San Siro”. Sfidë ku kuqezinjtë e Stefano Piolit luajtën me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’.
Moment kur Malick Thiaw humbi duelin me Moise Kean dhe kreu një ndërhyrje të parregullt, duke i hequr mundësinë e golit sulmuesit italian. I cili po marshonte i vetëm drejt portës kuqezi.
Kryesori Mariani nuk hezitoi aspak dhe i tregoi të kuqin mbrojtësit gjerman të Milanit. Skuadra e Max Allegrit festoi në minutën e 63’. “Ish”-i Locatelli gjuajti nga larg, topi u devijua nga Rade Krunic dhe përfundoi në rrjetë.