LIVE UPDATES
Sport

Legjenda e sprintit Usain Bolt, u mashtrua me gati 12 milionë euro, abuzimi kthehet në çështje kombëtare në Xhamajkë…

Viktimë e mashtrimit të madh financiar, ish-kampioni Usain Bolt pa t’i zhdukeshin 11.8 milionë euro që i kishte besuar një kompanie private investimesh. Çështja është bërë një kauzë e madhe kombëtare.

25 Janar 2023, 06:50 Nga DOSJA

Legjenda e sprintit Usain Bolt, u mashtrua me gati 12 milionë euro, abuzimi

XHAMAJKE - Usain Bolt është mashtruar… në arenën e biznesit. Legjenda absolute dhe flamurtari i vërtetë i Xhamajkës, tetë herë kampioni olimpik humbi një pasuri jo të vogël, 11.8 milionë euro sipas avokatit të tij, pasi të ardhurat e tij ia besoi kompanisë së investimeve Stocks and Securities Limited (SSL). Një tronditje për një vend të tërë që përpiqet t'i vijë në ndihmë legjendës së tij në prag të rrënimit.

"Ka një ndjenjë të madhe tradhtie, që një ikonë kombëtare, që ka sjellë kaq shumë krenari për të gjithë ne, është viktimë e këtij mashtrimi të supozuar",- është shprehur Andrew Holness, kryeministri xhamajkan i pyetur rreth këtij mashtrimi.

Pasi gjeti se fondet e tij të munguara, Bolt, përmes menaxherit të tij, i dërgoi një letër kompanisë në fjalë, duke kërkuar kthimin e plotë të fondeve të tij deri më 26 janar, pas së cilës njeriu më i shpejtë në botë premton ta padisë SSL. Përveç mbajtësit të rekordit botëror në 100 milion, ky mashtrim i madh ka prekur gjithashtu edhe rreth tridhjetë investitorë për një shumë totale prej më shumë se 1 miliard euro.

Legjenda e sprintit Usain Bolt, u mashtrua me gati 12 milionë euro, abuzimi

Të alarmuar nga situata e tetë herë fituesit të medaljes olimpike, autoritetet xhamajkane kanë hapur një hetim për të identifikuar të gjithë fajtorët. “Hetuesit kanë fuqitë dhe burimet e nevojshme për ta arritur këtë. Tashmë kanë filluar të veprojnë për mbledhjen e informacioneve dhe provave,- sqaroi kryeministri. - Do të bëhen të gjitha përpjekjet për të zbardhur shkallën e veprimtarisë mashtruese dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Nigel Clarke, ministri i financave, siguroi se do të ketë "transparencë të plotë" dhe se kushdo i përfshirë në mashtrimin e supozuar do të dënohet. Përballë këtij skandali, i cili po bëhet çështje shtetërore, qeveria donte t’i qetësonte xhamajkanët duke siguruar “soliditetin e sistemit financiar në tërësi”.

Çështja shpërtheu në mes të janarit, kur Komisioni i Shërbimeve Financiare të Xhamajkës (FSC) tha se kishte vendosur Stocks and Securities Limited (SSL) nën "shqyrtim të zgjeruar" për kohëzgjatjen e hetimit. Nugent Walker, menaxheri i Usain Bolt, tha më pas për median Jamaica Gleaner, se ish-sprinteri xhamajkan kishte investuar para rreth dhjetë vjetësh me këtë kompani, duke specifikuar se tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike kishte vërejtur anomali në llogarinë e tij.

FSC më pas tha se ishte në dijeni të "pretendimeve për mashtrim" në lidhje me SSL. Ajo tha në një deklaratë se kishte lëshuar "udhëzime" për kompaninë, gjë që e lejon atë të vendosë një "proces të përmirësuar monitorimi". Kjo procedurë i lejon FSC të monitorojë transaksionet e kryera, duke përfshirë lëvizjen e fondeve dhe letrave me vlerë brenda dhe jashtë SSL. FSC shtoi se do të vazhdojë të "hetojë" kompaninë paralelisht.

Usain Bolt u tërhoq nga atleetika në vitin 2017 pas një dekade dominimi të padiskutueshëm në garat e sprintit për meshkuj. Gjatë karrierës së tij, ai fitoi veçanërisht tetë medalje të arta olimpike. Ish-‘mbreti’ i sprintit ende mban rekordet botërore për 100 (9'58) dhe 200 metra (19'19).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta