24 Janar 2023, 21:12
Nga DOSJA
Caster Semenya, atletja interseks e Afrikës së Jugut
FRANCA - Federata Ndërkombëtare e Atletikës po planifikon të forcojë dhe konsolidojë kriteret e pranimit në kategorinë e femrave për atletet interseksualë dhe transgjinorë, të cilëve nuk ua mbyll plotësisht derën, duke synuar një vendim përfundimtar në muajin mars, tha institucioni përmes njoftimit për shtyp.
‘World Athletics’ ka nisur një proces konsultimi me federatat e saj anëtare për këtë temë, me një opsion prioritar: "të modifikojë kërkesat e përshtatshmërisë për DSD (ndryshimi në zhvillimin seksual) dhe atletët transgjinorë duke kërkuar një ulje të vazhdueshme të niveleve të testosteronit nën 2.5 nmol/L për të paktën njëzet e katër muaj.”
“Diskutimi konstruktiv nuk do të thotë se ky opsion, i paraqitur në Këshill, për rrjedhojë edhe do të miratohet”, në mars dëshiron të saktësojë Federata Ndërkombëtare.
Rregullat aktuale kërkojnë që atletët transgjinorë, që dëshirojnë të marrin pjesë në kategorinë e femrave duhet të mbajnë nivelet e tyre të testosteronit nën pragun prej 5 nmol/L për dymbëdhjetë muaj. Atletët interseks, për shembull emblematikja e Afrikës së Jugut Caster Semenya, duhet që që nga prilli 2018 të ruajnë nivelet e testosteronit nën pragun prej 5 nmol/L për gjashtë muaj, për të marrë pjesë në gara që variojnë nga 400 m deri në një milje (1.609 m).
Kjo rregullore ishte denoncuar nga Semenya, kampione e dyfishtë olimpike në 800 m, e cila refuzon të zbatojë trajtimin hormonal ose një operacion, por që kishte humbur ankesat e paraqitura veçanërisht në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u kishte kërkuar federatave sportive në nëntor 2021 që të vendosnin kriteret e tyre për të lejuar transgjinorët dhe personat interseks të konkurrojnë në nivele të larta.
Që atëherë, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) ka miratuar rregullore ekuivalente me ato të "opsionit prioritar" aktual të atletikës. Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) kufizoi aksesin në kategoritë e saj të femrave në qershor 2022 për notarët “që u bënë femra para pubertetit”.
Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe, përshëndeti vendimin e FINA-s në atë kohë, duke thënë se nëse detyrohet të zgjedhë midis "drejtësisë" dhe "përfshirjes", ai "do të ishte gjithmonë në anën e drejtësisë", për të mbrojtur integritetin e sportit të femrave.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Janar 2023, 20:26
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 27 janar mbrëmjen gala, që i dedikohet protagonistëve kryesorë t&...
Sport
24 Janar 2023, 20:14
SPANJE - Arrestimi dhe burgimi i Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e dyshuar të një femre të re në një klub nat...
Sport
24 Janar 2023, 19:30
FRANCE - Vdekjet e fundit të Viallit dhe Mihajlovic, kanë ngritur pikëpyetje rreth dopingut në Serinë A në vitet 1980-1990. ...
Sport
24 Janar 2023, 19:07
ANGLI - Vetëm dy javë pasi shpalli fundin e karrierës së tij futbollistike, anësori uellsian njoftoi në Instagram të m...
Sport
24 Janar 2023, 18:45
ZVICER - Gati edhe për një sanksion të ri për Rusinë nga UEFA. Pas vazhdimit të luftës në Ukrainë, raporton&nb...
Sport
24 Janar 2023, 18:02
ZVICER - UEFA do të vendosë kufizime në kontratat e lojtarëve pasi ka marrë, ditët e fundit, ankesa nga disa klube të Premi...
Sport
24 Janar 2023, 17:44
ANGLI - John Cofie, ish-lojtari i Manchester United, u paraqit këtë të hënë në gjykatën e Manchester Minshull Street për...
Sport
24 Janar 2023, 17:32
SPANJE - “El Mundo” zbulon se Cristiano Ronaldo i bëri një ultimatum Jorge Mendes në verë: “Ti më siguro dhe më ...
Sport
24 Janar 2023, 17:12
ITALI - Zlatan Ibrahimovic është kthyer, Milani e pret atë. Sulmuesi suedez po vazhdon punën e tij të personalizu...
Sport
24 Janar 2023, 16:29
GJERMANI - Bayern Munich shkarkoi trajnerin e portierëve Toni Tapalovic të hënën në mbrëmje. Në një dekla...