LIVE UPDATES
Sport

Komisioni i Disiplinës "kryqëzon" Tiranën, deri në fund të sezonit pa spektatorë…

Nuk mungojnë edhe masat administrative me gjoba për Tiranën, Partizanin. Elbasanin, Skënderbeun, por edhe humbje ndeshjesh në tavolinë për kategoritë inferiore

1 Nëntor 2024, 21:03 Nga DOSJA
Komisioni i Disiplinës "kryqëzon" Tiranën, deri në

TIRANE - Në mbledhjen e tij të fundit, të premten, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, pranë FSHF-së, pasi ka analizuar ndeshjet e mesjavës, ka marrë masat kundrejt sjelljeve apo ngjarjeve që janë vërejtur.

Tepër e ashpër ajo ka qenë me klubin bardheblu, i cili për shkak të sjelljes së tifozëve të saj, është ndëshkuar me një gjobë prej 300.000 mijë lekësh dhe pjesën e mbetur të sezonit do ta luajë pa spektatorë.

Nuk kanë shpëtuar pa u ndëshkuar administrativisht me gjoba, të masave të ndryshme, edhe klubet e AF Elbasanit, Partizanit dhe Skënderbeut… Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullime edhe zyrtarë të klubeve, në kategoritë inferiore.

Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të marrë në mbledhjen e sotme:

● KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

● AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF-së, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

● Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

● FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

● Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i Mallakastra Sunday League, Ledjan Kapllanaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

● Lojtari i Vila L Sunday League, Rigers Mersini, për sjellje të dhunshme dhe shkelje të rregulloreve dhe ligjeve të lojës, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

● KS Ali Demi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder FBA U-13, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

● FC Dinamo City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder TR 19 Akademi, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

● AF Vora U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartak Tirana U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Kamza 07, U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Akademi U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Pranimin e kërkesës së KF Butrinti U-17, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.11 datë 24.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur: KF Oriku U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/j, 8/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve për pjesën e mbetur të kampionatit pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Pranimin e kërkesës së Djelmia Shkodrane U-17, bazuar në Nenet 19/4/a, 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 22, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes në favor të Djelmia Shkodrane U-17 dhe dënimin e Kola Junior U-17 me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kleart Grazhdani të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida