1 Nëntor 2024, 17:14
Nga DOSJA
TIRANE - Nëntori është pa dyshim një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për futbollin kuqezi. Në fushë zbresin thuajse të gjitha ekipet kombëtare, nga A-ja, tek U-21, U-19 djem e vajza, U-17 djem si edhe përfaqësueset rajonale të moshave.
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Silvinjo luan dy ndeshjet më të rëndësishme të grupit, ndaj Çekisë e Ukrainës. Dy sfida që në rast fitoreje, kuqezinjtë sigurojnë vendin e parë në grupin B1 dhe ngjiten në Ligën A si edhe luajnë shanset e tyre për në playoff-in e Botërorit 2026.
Ndaj çekëve e ukrainasve, kuqezinjtë do të luajnë në “Air Albania”, në një stadium që tashmë e ka kthyer në traditë ngjyrosjen kuqezi nga cepi në cep. Më 16 nëntor, Shqipëria luan ndaj Çekisë, në ora 20:45. Në po të njëjtën orë, tre ditë më pas, kuqezinjtë mirëpresin Ukrainën.
Dy miqësore në plan edhe për U-21 e Alban Bushit. Shpresat zbresin në fushë për dy përballje ndaj Moldavisë, më 15 dhe 18 nëntor. Edhe ekipi kombëtar U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Polonisë, në po të njëjtat data. Takime të rëndësishme për të vënë në provë dhe për të testuar kuqezinjtë e vegjël.
Shqipëria U-19 luan shanset e para të kualifikimit në Europianin 2025. Ekipi i drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zhvillojë ndeshjet e raundit të parë ndaj Danimarkës, Izraelit dhe Irlandës së Veriut dhe do të tentojë fillimisht ngjitjen në Elite Round. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri në datat 13, 16 dhe 19 nëntor.
Edhe U-19 e vajzave do të zbresë në fushë këtë muaj, në kuadër të ndeshjeve të raundit të parë të Europianit 2025 për vajza. Shqipëria e Luçije Gjinit është pjesë e grupit B1, aty ku janë edhe Mal i Zi, Bjellorusia dhe Moldavi. Ndeshjet do të luhen në vendin tonë në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor. Ndërkaq, ekipi U-17 i vajzave luan ndeshjen e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë.
Vazhdon projekti “Step by Step” dhe akademia “Elite Youth” si edhe këtë muaj do të organizohet edhe turneu i përfaqësueseve rajonale për djem për 8 rajonet e Shqipërisë.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Nëntor 2024, 17:10
ZVICER - Skuadra e Grasshopper mori një pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Luganos, edhe falë mbështetjes s&eum...
Sport
1 Nëntor 2024, 17:05
POLONI - Shqipëria ka arritur suksesin e rradhës në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Poloni duke fituar tre medalje nga sp...
Sport
1 Nëntor 2024, 16:28
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premteje mbledhjen e radhës së Komitetit të Medias së ...
Sport
1 Nëntor 2024, 16:15
SPANJE - Trajneri i Osasunas, Vicente Moreno, nuk mundi t'i përmbajë lotët gjatë konferencës për shtyp, kur u përpoq të ...
Sport
1 Nëntor 2024, 15:46
SPANJE - Víctor Fernández ka disa viktima të rëndësishme për të pritur Granadën nesër në La Romareda....
Sport
1 Nëntor 2024, 15:21
ARGJENTINE - Pothuajse katër vjet pas zhdukjes së Maradonës, fëmijët e tij njoftuan të enjten nisjen e një fondacioni “...
Sport
1 Nëntor 2024, 15:04
ARABIA SAUDITE - N'Kolo Kante nuk është vetëm një kampion i madh, por edhe një njeri i madh. Gjesti i tij i fundit i bukur, i cili shpe...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:44
ITALI - Lega Serie A ka shpallur datat e Superkupës së ardhshme të Italisë, e cila do të luhet në janar 2025 në Arabinë ...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:36
SPANJE - "Pas vlerësimit të kujdesshëm, të ndikimit të mundshëm pozitiv të garave të MotoGP në Valencia, në da...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:17
ANGLI - Pas ditëve të furishme dhe negociatave mes klubeve për të zhbllokuar situatën, papritur, ja ku vjen njoftimi: Ruben Amor...