Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
Ertjan Kofsha “rikthen” peshëngritjen në podiumin Europian me 3 medalje! - VIDEO
1 Nëntor 2024, 17:05Nga DOSJA
POLONI - Shqipëria ka arritur suksesin e rradhës në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Poloni duke fituar tre medalje nga sportisti Ertjan Kofsha.
1 medalje e arte me 162 në shkëputje dhe dy medalje te argjendta në stilin e shtytjes me 192 kg dhe 354 kg në total në dygarësh.
Ky është një moment i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare dhe duket se shenjat e kërkuara të rimëkëmbjes, pasi sportistët tanë po tregojnë përformancë të shkëlqyer në garat ndërkombëtare, duke ngritur sërish flamurin kuqezi nga sportistët e peshëngritjes pas dështimit në Olimpiadën e Parisit.
Medaljet e fituara janë një arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe një nxitje për zhvillimin e mëtejshëm të peshëngritjes në nivel nderkombëtar, duke treguar vazhdimësinë e këtij sporti në nivele të larta ashtu si kanë bërë në këto 15 vite Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.