5 Shtator 2023, 11:12
Nga DOSJA
TURQI - Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Stamboll të Turqisë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator të programuara ndaj Armenisë dhe Rumanisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka pësuar ndryshime. Mesfushori i talentuar Adrian Pajaziti ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij në këto dy sfida të rëndësishme për kuqezinjtë.
Ndërkaq, dy futbollistët e tjerë, Enis Asani dhe Arlind Rexhepi janë bashkuar ditën e sotme me ekipin në Stamboll, pas pajisjes me pasaporta shqiptare dhe do të vihen menjëherë në dispozicion të teknikut Alban Bushi.
Skuadra do të zhvillojë edhe sot përgatitjet në Turqi, ndërsa ditën e nesërme do të niset drejt Armenisë. Më 8 shtator, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë ndaj ekipit armen, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa takimi i radhës i Shqipërisë U-21 do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Shtator 2023, 09:30
SPANJE - Thonë se pjesët e dyta nuk kanë qenë kurrë të mira. Por transfetat si ai që sapo dëgjuat mund të...
Sport
5 Shtator 2023, 09:00
URUGUAJI - Trajneri argjentinas i Uruguajit, Marcelo Bielsa, ka zgjedhur të bëjë pa Edinson Cavanin dhe Luis Suarez për dy ndeshjet e a...
Sport
5 Shtator 2023, 08:30
ANGLI - Jack Grealish dhe Trent Alexander-Arnold ishin të pranishëm këtë të hënë në “St. George's Park”, qen...
Sport
5 Shtator 2023, 07:30
SPANJE - Marrëdhënia midis Mbappe dhe Sergio Ramos ishte gjithmonë diçka më shumë se përzemërsi e pastër.&nb...
Sport
4 Shtator 2023, 23:11
ITALI - Luciano Spalletti do të debutojë si trajner i ri i kombëtares të shtunën, duhen pikë ndaj Maqedonisë s...
Sport
4 Shtator 2023, 22:37
SHBA - Të dielën në mbrëmje, Inter Miami me Lionel Messin në formacion mposhti FC Los Angeles me rezultat 3-1 jashtë shtëpis&...
Sport
4 Shtator 2023, 21:15
ÇEKI - Shqipëria do të përballet me Çekinë më 7 shtator, duke nisur nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për k...
Sport
4 Shtator 2023, 21:05
SHBA - Në stadiumin e Los Angeles FC ka munguar vetëm tapeti i kuq të dielën mbrëma kur priti Inter Miamin e Lionel Messit .
...
Sport
4 Shtator 2023, 20:57
TIRANE - Shqipëria do të sfidojë Çekinë në ‘Fortuna Arena’ të Pragës mbrëmjen e 7 shtatorit me synimi...
Sport
4 Shtator 2023, 20:50
SHBA - Fytyra dhe personazhe të panumërt nga e gjithë bota kanë folur ditët e fundit për 'rastin Luis Rubiales'. I fun...