"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Në Çeki nuk e llogarisin Shqipërinë: “Duhet t’i tregojmë vendin…”
Në Çeki duket se e kanë marrë me lehtësi duelin me Shqipërinë. Ish-futbollisti Straka, ka thënë në studion e emisionit “Primak” në “Sport.cz” se nuk e diskuton fitoren ndaj kuqezinjve, të cilët, sipas tij, do t’i dërgojnë në vendin që i takojnë.
4 Shtator 2023, 21:15Nga DOSJA
ÇEKI - Shqipëria do të përballet me Çekinë më 7 shtator, duke nisur nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset të Euro 2024. Çekët kryesojnë grupin dhe janë pranë sigurimit të biletës për në Europian, ndërsa një rezultat pozitiv ndaj kuqezinjve do t’i forconte së tepërmi pozitat e tyre në grupin E.
Në Çeki duket se e kanë marrë me lehtësi duelin me Shqipërinë. Ish-futbollisti Straka, ka thënë në studion e emisionit “Primak” në “Sport.cz” se nuk e diskuton fitoren ndaj kuqezinjve, të cilët, sipas tij, do t’i dërgojnë në vendin që i takojnë.
“Nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë. Shqiptarët janë një surprizë e madhe për mua. Ne duhet t’i dërgojmë atje ku e kanë vendin”, ka thënë Frantisek Straka.