24 Janar 2023, 10:47
Nga DOSJA
GJERMANI - Për të tretur sa më mirë dhe sa më shpejt zhgënjimin e Botërorit, Joshua Kimmich duhet të zinxhirojë fitoret me Bayern Munich. Pothuajse dy muaj, pasi u largua nga faza e grupeve në Doha me kombëtaren, mesfushori gjerman (74 ndeshje, 5 gola) përfitoi nga pesë javë pushime për të rifituar energjinë e tij mendore dhe fizike, pasi ai ishte i zhgënjyer kur u largua nga Katari.
“Për mua, personalisht, kjo është dita më e keqe e karrierës sime”,- u shpreh pas fitores ndaj Kosta Rikës (4-2), e cila nuk mjaftoi për t’u kualifikuar. - Madje kam frikë se mos bie në një humnerë. Të gjitha këto dështime janë të lidhura me personin tim. Ne u larguam edhe në 2018-ën (eliminimi në fazën e grupeve), më pas shpërthyen në Euro 2021 (0-2 kundër Anglisë në 1/16)”.
Të premten, kur Bundesliga rifilloi në Leipzig (1-1), Kimmich nuk shkëlqeu. Duke mos fituar mjaftueshëm në duele, ai shumëfishoi gabimet përpara se Bayern të bënte një rikuperim që çoi në barazimin e RB. Madje mesfushori 27-vjeçar dukej sikur nuk e kishte marrë dot veten nga Kupa e Botës.
I besueshëm ndaj personalitetit të tij, ai e pranoi performancën e tij mediocre. Ai ishte kapiten i Bayernit këtë dimër, në mungesë të Manuel Neuer dhe për faktit se Thomas Müller tani është shpesh një zëvendësues. “Unë marr përgjegjësinë e plotë,”- tha mesfushori, duke qenë i ndërgjegjshëm për paraqitjen e tij.
Pavarësisht gjendjes së tij shpirtërore, Kimmich u kritikua ashpër nga Julian Nagelsmann. “Ajo që bëri “Josh” në atë aksion ishte krejtësisht e kotë, - u shpreh tekniku gjerman. - Ai e di mirë se mund të bëjë shumë më mire, duke luajtur me më shumë thjeshtësi”.
Sonte kundër Këlnit, dhe të shtunën në përballjen kundër Eintracht Frankfurt (2 ), Kimmich shpreson të tregojë një fytyrë më bindëse dhe të fitojë forcë tre javë përpara udhëtimit të Munichut në Parc des Princes në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Janar 2023, 10:16
ANGLI - Duke folur në televizionin zyrtar të Premier League, mbrojtësi i Arsenalit, ukrainasi Oleksandr Zinchenko tha:
"Të jem i sinqe...
Sport
24 Janar 2023, 07:21
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është gjithmonë në sy të uraganit, këtë herë për shkak të as...
Sport
23 Janar 2023, 23:43
FRANCE - Falë veçanërisht ‘pokerit’ të parë të karrierës së Kylian Mbappé (29’, 33’, ...
Sport
23 Janar 2023, 23:08
ITALI - Arritja e Empolit në San Siro në shtyrjen e ndeshjes së 19-të të Serisë A surprizuese. Toskanët mundë...
Sport
23 Janar 2023, 18:44
HOLANDE - Sot, zyrtarisht, pasi ka firmosur kontratën, ai ka nisur nga puna. Në konferencën e prezantimit për shtyp, si trajneri i ri i Ho...
Sport
23 Janar 2023, 18:25
ITALI - Situata që po kalon Juventusi ka përqendruar vëmendjen edhe të klubeve të mëdha europiane. Ata shpresojnë të p&e...
Sport
23 Janar 2023, 18:16
ANGLI - Humbja ndaj Arsenalit, ua ka hapur gojën dy ish-lojtarëve të ‘Djajve të Kuq’. Momenti i mirë i Manchester United,...
Sport
23 Janar 2023, 17:52
BRAZIL - Nuk është hera e parë që Rafellan, motrën e vogël të Neymarit, e shohim të shfaqë figurën...
Sport
23 Janar 2023, 17:29
GJERMANI - Me vendosjen e Rudi Völlerit si drejtor i ekipit kombëtar, fillimisht u zgjidh vetëm një pjesë e trashëgimisë s&...
Sport
23 Janar 2023, 16:44
SPANJE - Álvaro Morata dhe gruaja e tij, Alice Campello, e filluan këtë 2023 me një anëtar të ri të familjes. Më...