LIVE UPDATES
Sport

Ferdinand e Keane, dy ish-ët nuk e kursejnë Man.United: “Antony nuk driblon asnjë. Shumë para për pak lojtarë” ...

Goditjet pas humbjes ndaj Arsenal vijnë nga dy protagonistë të mëdhenj të ciklit të Sir. Alex Ferguson: Rio Ferdinand dhe Roy Keane

23 Janar 2023, 18:16 Nga DOSJA

Ferdinand e Keane, dy ish-ët nuk e kursejnë Man.United: “Antony

ANGLI - Humbja ndaj Arsenalit, ua ka hapur gojën dy ish-lojtarëve të ‘Djajve të Kuq’. Momenti i mirë i Manchester United, përfundoi pak minuta nga fundi i ndeshjes kundër ‘Topçinjve’. Kryesuesit e Premier League fituan 3-2 dhe vazhduan të imponojnë ritmin e tyre të furishëm në kampionat. ‘Djajtë e Kuq’, ndërkohë, u detyruan të dorëzoheshin kur shpresonin të merrnin një pikë në Emirates. E siç ndodh shpesh, kur United nuk fiton, vijnë kritikat. Sidomos nga ata që e kanë veshur atë fanellë dhe e dinë se sa pritshmëri ka mbi lojtarët e klubit. Prandaj, goditjet pas humbjes ndaj Arsenal vijnë nga dy protagonistë të mëdhenj të ciklit të Sir. Alex Ferguson: Rio Ferdinand dhe Roy Keane.

Ferdinand ‘masakron’ Antony

Ish-mbrojtësi e ka veçanërisht me një nga blerjet e mëdha të verës, brazilianin Antony. Anësori ka mbërritur nga Ajax për gati 100 milionë euro. Por edhe pse klasi dhe shifrat nuk janë në diskutim, kontributi i tij te Manchester United nuk e bind plotësisht Ferdinand. Ish-mbrojtësi nuk kurseu kritikat ndaj futbollistit. “Ai nuk kalon askënd në një kundër një dhe unë pyes veten ‘a ka qenë gjithmonë kështu?’ Kam parë video kur ishte te Ajax dhe ishte një lojtar që i fitonte duelet individuale. Por sot pashë Thomas Partey, që nuk do ta fusja në kategorinë e sprinterëve, duke i kaluar si shigjetë dhe mendova se ndoshta Antoni nuk e kishte gjithë këtë forcë në këmbë”. Është në rregull të jesh një anësor që bën numra, por gjithsesi duhet të kapërcesh mbrojtësin!”

Keane bën financierin

Keane në vend të kësaj fokusohet në të kaluarën. Duke folur për Sky Sports, irlandezi vuri në pah praninë në fushë të katër lojtarëve që sipas tij simbolizojnë vazhdimësinë me periudhat katastrofike të mëparshme. “United ka bërë progres, por në fund të lojës unë ende shoh Luke Shaw në fushë Aaron Wan-Bissaka, Fred, Scott McTominay. Është sikur Manchester United ende nuk i ka kapërcyer problemet e së kaluarës. Nuk dua t’i fajësoj ata, ishte një ndeshje e vështirë. Por unë mendoj se United ka ende një skuadër të shkurtër. Lojtarët e rëndësishëm mungonin sot, por një skuadër si United duhet të jetë në gjendje të përballojë një situatë të ngjashme”.

“Por pastaj sheh pankinën dhe nuk ishte fare e mirë. Për gjithë paratë që ka shpenzuar, United ka një skuadër të shkurtër. Unë mendoj se ata do të përfundojnë në katërshe, ndoshta edhe duke fituar një kupë. Por nëse flasim për konkurrencën në Premier League, nuk jemi kërrkund”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë