Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin"/ Qytetari thirrje SPAK: Hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij 22 Qershor, 20...
"Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin"/ Qytetari thirrje SPAK: Hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij 22 Qershor, 20...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n dhe kompaninë ndërkombëtare të specializuar për hartimin e formateve të kampionateve, Hypercube, drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, prezantoi një propozim për formatin e ri të kampionatit.

TIRANE - Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan sot një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të diskutimeve për strukturën dhe skemën e kampionateve për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29.
Takimi u organizua në vazhdën e procesit të analizës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të garave kombëtare, me synimin për të rritur cilësinë, konkurrueshmërinë dhe atraktivitetin e futbollit shqiptar.
Në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n dhe kompaninë ndërkombëtare të specializuar për hartimin e formateve të kampionateve, Hypercube, drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, prezantoi një propozim për formatin e ri të kampionatit.
Ky propozim synon reduktimin e numrit të ndeshjeve pa objektiv sportiv në periudha të caktuara të sezonit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe angazhimit të klubeve në të gjitha fazat e garës, si dhe përmirësimin e përgatitjes së skuadrave shqiptare për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane përmes ndeshjeve me rëndësi të lartë sportive.
Gjithashtu, formati i propozuar synon krijimin e një produkti gare më dinamik dhe më tërheqës për tifozët, transmetuesit dhe partnerët komercialë, duke ruajtur interesin sportiv për objektivat e kampionatit deri në fund të sezonit.
Gjatë takimit, drejtuesit e klubeve të pranishme ndanë opinionet dhe sugjerimet e tyre lidhur me propozimin e paraqitur. Të gjitha rekomandimet dhe komentet e mbledhura do t’i paraqiten Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili do të shqyrtojë propozimet dhe do të marrë vendimin përfundimtar për strukturën dhe skemën e kampionateve Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Media kryesore sportive në Francë, L'Équipe, është distancuar nga komentet e bëra nga një prezantuese, e cila kr...
ITALI - Gerry Cardinale është gjithnjë e më afër Milanit të tij. Për një Milan të ri të formuar nga vizioni ...
SHBA - Një nga ndeshjet më të pritura të ditës së martë (ora 02:00 ) do të luhet në New York/New Jersey. Senegali...
SHBA - San Francisco do të jetë skena e një ndeshjeje (të martën, ora 05:00) që duket shumë më e hapur nga s...
SHBA - Pak ekipe e përballojnë këtë ditë të dytë ndeshjesh me një perspektivë kaq të favorshme sa Franc...
SHBA - Argjentina rikthehet në aksion më 22 qershor në Dallas, duke synuar të konfirmojë statusin e saj si favorite n&...
SHBA - Ndërtesa, një linjë hekurudhore dhe një fushë në mes. Në këtë mjedis unik skuadra kombëtare franceze ...
SHBA - Humbja e Senegalit kundër Francës (1-3) nxorri në pah të gjitha tensionet që kishin pllakosur përgatitjet e eki...
SHBA - Modelja dhe influencuesja Inés García Santos, e dashura e Lamine Yamal, ndau foto me më shumë se 485.000 ndjekësit e saj n...
SHBA - Trajneri i ekipit kombëtar e ka lavdëruar yllin e tij të ri dhe ka kërkuar mbështetje në mënyrë ...