Samiti i G7 në Francë/ Trump dhe Macron takohen mes tensionesh globale, nënshkruajnë marrëveshjen me Iranin
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë. 15 Qershor, 18:39 Samiti i G7 n&eum...
"Për kë popull punon ti?"/ Protestuesi i bën thirrje Endri Shabanit: Dil përpara popullit, përgjigju para popullit t&eu...
Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës! Natyrisht që do të shkoj në S...
Incidenti në GJKKO/ Konflikti fizik nisi pasi Petrit Çakrri mohoi përfshirjen në vrasje, lëndohen edhe tre efektiv&eu...
“Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” është edhe brandi që ne zgjodhëm e që na shoqëron me plot pasion në çdo stadium kombëtar e ndërkombëtar ku luajmë. Ne nuk kemi asnjë tagër të censurojmë, asnjë prej këngëve që këndohen dhe pëlqehen nga e gjithë shqiptaria në ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit.

TIRANE - Ndodh shpesh që edhe rreth lojës tonë të bukur të dëgjojmë të shpiken çështje, edhe kur nuk ka çështje. E përsëri, e pavërteta bëhet përherë virale. Tashmë, mungesa e një kënge është alibia apo shpikja e radhës për të prodhuar pak axhendë debati.
Shkurt dhe qartë, për të parën dhe të fundit herë, për të gjithë producentët shpikës të një “barcalete” të tillë:
Krejt hapur, dhe në mënyrë transparente FSHF muaj përpara fazës finale të Europianit “Gjermani 2024” zgjodhi, edhe nëpërmjet konsultimit dhe sugjerimeve publike kolonën e saj muzikore “Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” (kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” e kënduar nga Vaçe Zela) për të qenë himn i saj dhe slogan në Europian. Po kështu, më tej edhe këngën “Albania” të Capital T!
Dhe kjo ishte një zgjedhje siç çdo institucion do të bënte përpara një eventi madhor.
Po kështu, kjo këngë simbol dhe e gjithëpëlqyer në çdo truall shqiptar e kudo në botë ku jeton mbarë shqiptaria është pritur po kaq mirë në mbështetje të skuadrës tonë.
Kjo nuk do të thotë që FSHF censuroi këngë të tjera, apo në rastin konkret, me gjithë respektin maksimal, këngën e zonjës Fejza “Mora Fjalë”, për të cilën është shpikur së fundmi e gjithë kjo tollovi pa sens.
Ne nuk kemi asnjë tagër të censurojmë, jo këtë këngë muzikore, por asnjë prej shumë të tjerave që këndohen e pëlqehen nga e gjithë shqiptaria në ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit.
“Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” është edhe brandi që ne zgjodhëm e që na shoqëron me plot pasion në çdo stadium kombëtar e ndërkombëtar ku luajmë. Sikundër natyrisht, edhe plot të tjera nga buqeta muzikore e këngëve në stadiumet tona, një prej të cilave është edhe “Mora fjalë!”.
Nuk kemi patur, nuk kemi e as nuk do të kemi kurrë asnjë herë dëshirën të biem në një marrëzi të tillë të shpikur nga hiçi, por, për respekt edhe të kësaj krijimtarie muzikore sollëm edhe ne dy fjalë për... “Mora fjalë”.
Nuk ka qenë asnjë herë shqetësimi ynë, por le të mbetet axhendë e shpikjes, si një alibi radhe për të bërë pis atë që do të mbetet e pastër përherë… shkruan Fatjon Kodra, drejtor i Komunikimit në FSHF, në faqen zyrtare të futbollit shqiptar në Facebook. (Shkrimi)

B.T (Dosja.al)
SPANJË - Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka shënuar dy herë për Granadën, duke u bërë kështu golashënues...
SPANJE - Duhet besuar se fitorja dërrmuese e Barçës në ‘El Clasico’ kundër Real Madridit në Santiago-Be...
ANGLI - Fitorja e Manchester City kundër Nottingham Forest (3-0) të mërkurën ishte vetëm një blic në tenxhere. Në t&e...
ANGLI - Klubi i Premier League lëshoi një deklaratë, pasi një lajm filloi të qarkullojë në mediat sociale, për t&e...
TURQI - Thashethemet e transferimeve në Turqi sigurojnë që Cristiano Ronaldo do të jetë përforcimi i radhës i Fenerbah&cced...
ARABIA SAUDITE - Trajneri italian Stefano Pioli i Al Nassr pranoi se diferenca prej 11 pikësh ndaj Al Ittihad është tashmë e rënd&eum...
ANGLI - Pep Guardiola komentoi përgjigjen që mori nga José Mourinho, në një tjetër episod të shkëmbimit të flam...
ZVICER - Edhe pse FIFA ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht detajet në lidhje me çmimet për Botërorin e Klubeve ...
ANGLI - Ruben Amorim po përgatitet të luajë ndeshjen e tij të pestë për Manchester United kundër Nottingham ...
ANGLI - Derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit, i planifikuar për këtë të shtunë në orën 12:30, është...