Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Me kualifikimin në “Euro 2024” Kombëtarja solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.
TIRANE - Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, teksa për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një Europiani. Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues ekipi Kombëtar bindi me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.
Një sukses i jashtëzakonshëm, më i miri në histori që erdhi gradualisht si pasojë e punës së mirë të bërë nga FSHF, trajneri Sylvinho, stafi teknik dhe lojtarët.
Për këtë arsye një çmim i veçantë në Mbrëmjen Gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023” ka shkuar pikërisht për ekipin Kombëtar të Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit në Futboll”.
Kombëtarja solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë tjetër, stadiumi ishte në çdo ndeshje “sold-out” dhe interesi për biletat kaloi çdo kufi duke bërë që të shiten në pak orë.
Shqipëria dhuroi spektakël në fushë me performancë, rezultat dhe gola spektakolar, ndërsa në Europian do të luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Gjatë Mbrëmjes Gala, u ripërshkruan edhe njëherë të gjitha momente magjike e më pas lojtarët e pranishëm dhe stafi teknik me në krye trajnerin Sylvinho dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, që i është dorëzuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka , i cili falënderoi ekipin Kombëtar që na bëri krenarë të gjithëve me arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu surprizat dhe batutat në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”, e organizuar nga F...
TIRANE - Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i ...
TIRANE - “Topi i Artë” 2023 për femra i është akorduar futbollistes së Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Megi D...
TIRANE - Përveç çmimeve individuale, në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF sonte në ambientet e TKOB është sh...
TIRANE - Për të dytin vit radhazi, Orges Shehi është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit”, pasi zhvilloi një ...
TIRANE - Arbitrat janë një pjesë e rëndësishme e botës së futbollit, me kontributin e tyre të çmuar përmes v...
TIRANE - Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë 20...
TIRANE - Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023&rdquo...
TIRANE - Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF, dy nga çmimet më të veçanta ishin ato për “Talentin e vitit ...
TIRANE - Ceremonia gala e Federatës Shqiptare të Futbollit, e organizuar mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Bale...