Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
“Dua ta mbyll me Sylvinhon. Siç ta premtova, sot duam që së bashku me Presidentin të të deklarojmë qytetar të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Edi Rama, i cili më pas, i pajisi futbollistët e kombëtares me pasaporta diplomatike

TIRANE - Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu surprizat dhe batutat në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”, e organizuar nga FSHF, ku u nderuan ata që shkëlqyen gjatë këtij viti në futbollin shqiptar, për meshkuj dhe femra.
Pas përfundimit të fjalimit të shkurtër, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ftoi Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për t’i dhënë pasaportën shqiptare Sylvinhos, trajnerit brazilian të kombëtares, qytetarit më të ri të Republikës së Shqipërisë.
“Tradita është që unë flas gjatë, Presidenti flet shkurt. Sot e kemi ndryshe. E mirëkuptoj Presidentin që si biznesmen e ka mendjen te lekët (qesh). Jam këtu me privilegjin për të thënë dy fjalë. Dhe njëkohësisht për të mbajtur një fjalë.
Dy fjalët që dua të them kanë të bëjnë me nevojën për t’i përgëzuar me gjithë zemër edhe njëherë të gjithë ata që mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Dhe për t’i falënderuar.
Përgëzimin dua ta filloj nga Gianni De Biasi, i cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejën, i cili mori përsipër të drejtojë skuadrën tonë Kombëtare, duke u bërë ura mes dy sukseseve.
Dua ta mbyll me Sylvinhon, për të ndaluar vetëm një sekondë: ‘Sylvio, e njeh Presidentin e Republikës së Shqipërisë? Duhet të vish, sepse dua të ta prezantoj’.
Siç ta premtova, sot duam që së bashku me Presidentin të të deklarojmë qytetar të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Edi Rama.
Kryeministri më pas vendosi të shpërblente të gjithë lojtarët dhe stafin teknik të ekipit kombëtar me pasaporta diplomatike, njësoj siç përfituan ata që kualifikuan Shqipërinë në “Euro 2016”.
“Kur skuadra kombëtare u kualifikua në “Euro 2016”, ne u dhamë të gjithë sportistëve dhe trajnerëve, pasaporta diplomatike. Pas 4 vitesh nuk u kualifikuan dhe u dogj afati. Është koha ta vëmë pasaportën diplomatike në afat.
Thirra kapitenin, sepse ishte mosbesues deri në fund se do të merrte pasaportën sot. Unë nuk jam si të tjerët, atë që them, e bëj. Ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar, jemi krenar për ju“, përfundoi Rama.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i ...
TIRANE - “Topi i Artë” 2023 për femra i është akorduar futbollistes së Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Megi D...
TIRANE - Përveç çmimeve individuale, në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF sonte në ambientet e TKOB është sh...
TIRANE - Për të dytin vit radhazi, Orges Shehi është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i vitit”, pasi zhvilloi një ...
TIRANE - Arbitrat janë një pjesë e rëndësishme e botës së futbollit, me kontributin e tyre të çmuar përmes v...
TIRANE - Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë 20...
TIRANE - Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023&rdquo...
TIRANE - Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF, dy nga çmimet më të veçanta ishin ato për “Talentin e vitit ...
TIRANE - Ceremonia gala e Federatës Shqiptare të Futbollit, e organizuar mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Bale...
TIRANE - Gjatë mbrëmjes gala “Më të Mirët 2023”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mba...