12 Prill 2023, 17:05
Nga DOSJA
ANGLI - Në janar 2013, pak pasi Mario Balotelli u largua nga Manchester City për te Milan, punonjësit e stadiumit në Etihad gjetën diçka në dhomën e zhveshjes së sulmuesit italian që i tronditi. Ata gjetën dhjetëra gjoba në dollapin e Mario Balotellit!
Mario Balotelli, një nga lojtarët më të diskutueshëm në historinë e futbollit botëror, u largua nga Manchester City në janar 2013, pas dy sezonesh e gjysmë në Etihad. Ai u transferua nga klubi anglez në gusht të vitit 2010, për 29.5 milionë euro.
Në atë kohë Balotelli ishte një nga sulmuesit më të talentuar në planet, por kishte një të metë të madhe, pikërisht jetën ekstrasportive. Ai gjithmonë shkaktonte telashe jashtë fushës së futbollit dhe gjatë gjithë karrierës së tij u shqua për një seri episodesh të pabesueshme. Një pjesë e tyre ndodhi gjatë kohës së tij te Manchester City. Megjithatë, jo të gjithë janë të njohur dhe një punonjës i klubit të asaj kohe, që ka zgjedhur të zbulojë disa prej tyre.
I ftuar në podcastin Ninety Three Twenty, ish-menaxheri i dhomës së zhveshjes së Manchester City, Les Chapman, i tregoi audiences, ndër të tjera, një moment joreal që kishte në plan të parë Mario Balotellin. Ajo ndodhi menjëherë, pasi sulmuesi u largua nga klubi në janar 2013. Kur kujdestarët hapën dollapin e tij në dhomën e zhveshjes, një tufë gjobash, më shumë se 30 në numër, u shemb sipër tyre.
“Mario tashmë ishte larguar nga klubi. Ne u kthyem nga parasezon dhe u thamë: "Ky është dollapi i Marios". Kur kanë hapur derën punonjësit kanë rënë rreth 30 gjoba parkimi. Dhe një fletë-pagesë, me rrogën nga klubi për një muaj, 120 mijë euro! Makina e tij u sekuestrua 27 herë dhe ai i detyrohej këshillit të qytetit të Mançesterit mijëra paund kur u largua. Mendoj se klubi ka paguar për të.
Policia e arrestoi Mario Balotellin në javën e parë të qëndrimit në qytet. Ai kishte rreth 20 mijë euro në sediljen e përparme të makinës. Mario stërvitej me byzylyk dhe gjerdan diamanti. Në një moment, erdhi tek ne pas stërvitjes dhe na tha se i kishte humbur vathi me diamant. Kushtonte më shumë se 10 mijë euro, por ai nuk dukej i shqetësuar. E kërkova në bar në gjunjë, por nuk e gjeta”,- ka treguar Les Chapman.
Mario Balotelli shënoi 30 gola dhe 7 asistime te Manchester City, në 80 ndeshje të luajtura.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Prill 2023, 16:12
ANGLI - Të mërkurën, më 12 prill, Britania e Madhe dhe Irlanda dorëzuan zyrtarisht ofertën e tyre të përbashkët p...
Sport
12 Prill 2023, 15:42
SPANJE - Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal. Sulmuesi dardan po shkëlqen me Mallorca në La Liga. N&eum...
Sport
12 Prill 2023, 15:39
ANGLI - Paul Gascoigne (55 vjeç) luajti në nivelin më të lartë deri në vitin 2004, por futbollisti legjendar anglez ka kaluar ...
Sport
12 Prill 2023, 15:34
TIRANE - Sylvio Mendes Campos Júnior festoon për here të pare ditëlindjen e tij në Tiranë nën statusin e trajnerit t...
Sport
12 Prill 2023, 15:20
ARABIA SAUDITE - Mëngjesin e së mërkurës, 12 prill, Rudi Garcia u shkarkua nga Al Nassr për shkak të një konflikti që pa...
Sport
12 Prill 2023, 12:49
BRAZIL - Henrique Guedes da Silva, i njohur si Catahna në botën e futbollit, thotë se zgjodhi të luante për Spanjë...
Sport
12 Prill 2023, 12:38
ANGLI - Bayern nuk kaloi mirë në Mançester, pasi u mposht nga City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League m...
Sport
12 Prill 2023, 12:24
TUNIZI - Nizar Aissaoui , një futbollist 35-vjeçar tunizian, i vuri flakën vetes përpara stacionit të policisë Haffouz në p...
Sport
12 Prill 2023, 12:10
FRANCE - Juan Polcan është një djalë që ka treguar se këmbëngulja shpërblehet vërtet.
I riu kishte vetëm nj...
Sport
12 Prill 2023, 12:02
MONTEKARLO - Novak Gjokoviç kaloi në turin e tretë të Masters në Monako duke fituar ndaj rusit Ivan Gakov, i cili pësoi edhe nj&...