"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Al Nassr i bëri një ofertë kolosale Jose Mourinhos! Marrëveshje dyvjeçare për portugezin, vetëm pak orë pasi u shkarkua Rudi Garcia
ARABIA SAUDITE - Mëngjesin e së mërkurës, 12 prill, Rudi Garcia u shkarkua nga Al Nassr për shkak të një konflikti që pati me lojtarët. Vetëm disa orë më vonë, klubi saudit i dërgoi Jose Mourinhos një ofertë. Nëse ai e pranon atë, portugezi do të bëhet trajneri më i paguar në botë dhe gjithashtu do të mund të punojë sërish përkrah Cristiano Ronaldos.
Cristiano Ronaldo ka mbetur pa trajner te Al Nassr, pasi Rudi Garcia u shkarkua, por dhoma e zhveshjes së Arabisë Saudite nuk do të jetë bosh për shumë kohë, pasi sheikët i kanë dërguar Jose Mourinhos një ofertë të madhe. Ky i fundit është nën kontratë me AS Roma në Serinë A, por duke marrë parasysh propozimin që sapo ka marrë, mund të marrë një vendim drastik.
Sipas gazetarëve spanjole të AS, Al Nassr e ka njoftuar Mourinhon se e dëshiron dhe është gati t'i ofrojë një marrëveshje për dy sezone, me një pagë prej 100 milionë euro! Nëse ai pranon, duke u shpërblyer me 50 milionë euro në vit, 'The Special One' do të siguronte statusin e tij si trajneri më i paguar në botë për momentin.
Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Jose Mourinho, i cili në fund të këtij sezoni është i përfshirë në një betejë ‘djallëzore’ në Serie A. Roma është në vendin e 3-të me 53 pikë. Në vend të katërt është Milani me 52 pikë dhe në vendin e 5-të Interi me 51 pikë, pozicioni i cili të çon vetëm në Europa League. Në luftë janë edhe Atalanta, e cila zë vendin e 6-të, e cila ka 48 pikë, por edhe Juventusi, i cili është i 7-ti, me 44 pikë. Sa i përket Juventusit, skuadra torineze ka edhe një penallti prej minus 15 pikësh, nga një çështje që ende po gjykohet.
Në këtë kuadër, Jose Mourinho mund të tundohet të qëndrojë te Roma, për të vazhduar përpjekjet për të trajnuar në skenën më të lartë të futbollit. Në fakt, para se të merrte këtë ofertë astronomike nga Al Nassr, trajneri portugez kishte shprehur publikisht synimin e tij për të vazhduar te verdhekuqtë. Kontrata e Jose Mourinhos me Roma është deri më 30 qershor 2024.
Mes shumë trofeve që ka në rekordin e tij, Jose Mourinho shtoi edhe një me Romën. Në sezonin e fundit 2021-2022, skuadra e drejtuar nga portugezi fitoi Conferencë League. Duke u kthyer pak më mbrapa, mes viteve 2010 dhe 2013, Jose Mourinho pati një bashkëpunim të suksesshëm edhe me Real Madridin, ku drejtoi Cristiano Ronaldon. Një titull i ligës spanjole, një Kupë Bote për Klube, një Kupë e Spanjës dhe një Superkupë e Spanjës, këta janë trofetë që Real Madridi ka fituar nën drejtimin e Mourinhos.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Henrique Guedes da Silva, i njohur si Catahna në botën e futbollit, thotë se zgjodhi të luante për Spanjë...
ANGLI - Bayern nuk kaloi mirë në Mançester, pasi u mposht nga City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League m...
TUNIZI - Nizar Aissaoui , një futbollist 35-vjeçar tunizian, i vuri flakën vetes përpara stacionit të policisë Haffouz në p...
FRANCE - Juan Polcan është një djalë që ka treguar se këmbëngulja shpërblehet vërtet. I riu kishte vetëm nj...
MONTEKARLO - Novak Gjokoviç kaloi në turin e tretë të Masters në Monako duke fituar ndaj rusit Ivan Gakov, i cili pësoi edhe nj&...
ITALI - Përballja e fundit mes dy skuadrave ka ndodhur këtë muaj. Kuqezinjtë mundën 4-0 napoletanët në Serinë ...
ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi gjeti golin e tij të shtatë në Ligën Saudite, por ky finalizim i sulmuesit të Kombëtares Shqiptar...
TUNIZI - Klubi amator i futbollit Ghardimaou, i cili luan në divizionin e katërt tunizian, ka pezulluar aktivitetet e tij pas emigrimit të pali...
SPANJE - Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë, zyrtari i shtypit i Real Madridit donte t&e...
ARABIA SAUDITE - Trajneri francez stërviste skuadrën saudite të Al-Nassr që nga vera e vitit 2022. Ai zhvilloi 26 ndeshje në ...