LIVE UPDATES
Sport

Disiplina nuk fal, pezullon dy ndeshje trajnerin Edi Martini të Vllaznisë...

Trajneri shkodran Edi Martini ndëshkohet për gjestet anti-sportive në ndeshjen ndaj Dinamos

22 Nëntor 2025, 12:15 Nga DOSJA

Disiplina nuk fal, pezullon dy ndeshje trajnerin Edi Martini të

TIRANE - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për të gjitha parregullësitë e evidentuara gjatë fundjavës së kaluar futbollistike në vend.

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, është ndëshkuar për sjellje anti-sportive duke përdorur xheste që cënon reputacionin e sportit të futbollit, të evidentuara pas përfundimit të ndeshjes kundër Dinamos.

Nuk kanë munguar gjobat, por dhe shumë dënime për zyrtarë apo trajnerë të skuadrave të ndryshme.

Vendimet e plota:

1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste antisportive që cënon reputacionin e sportit të futbollit, të evidentuara pas përfundimit të ndeshjes KF Vllaznia kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 13/2 të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i FK Pogradeci, Bekim Kuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (psëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

8. Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

9. Zyrtari i FC Kinostudio U-19, Anjez Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Lojtari i FC Kinostudio U-19, Arlent Duka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Lojtari i KF Shkodra U-19, Arlent Duka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Flamurtari FC U-17, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

13. Laberia SK U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër FC Pepa U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

14. Zyrtari i Laberia SK U-14, Endri Mehmeti për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

15. Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

16. Lojtarja e KFF Gramshi, Allaoui Kenza, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. Lojtarja e KF Teuta Femra, Da Paixao De Souza Isabela, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

18. Lojtari i Luminessen, FSHF Sunday League, Redi Bixhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

19. Lojtari i Tirana e Re, FSHF Sunday League, Diego Braculla, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

20. Lojtari i Jata Market, FSHF Sunday League, Amarildo Kycyku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

21. Football Republic, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

22. AF Burreli U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Golden Boys U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

23. KSP Junior C, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Academy U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

24. Kamza Sport U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder Drini Sport U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

25. Durrah City U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kunder Akademia e Futbollit U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

26. KS Ali Demi U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Durrah City U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

27. Durrah City U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder KS Ali Demi U-15, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

28. Astiri U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartaku U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

29. AF Korabi U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kunder KF Tirana U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

30. Lojtari i KF Iliria U-17, Dejsli Farruku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

31. Lojtari i KF Iliria U-17, Elvis Marku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

32. Lojtari i Fushë Kruja U-17, Ervis Pupa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

33. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademia Triumph, Julian Prifti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

34. Pranimin e kërkesës së Kamza Junior B, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.11 datë 05.11.2025 të KDE, pika 22, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatin e ndeshjes.

35. Pranimin e kërkesës së Kamza Junior B, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.10 datë 31.10.2025 të KDE, pika 53, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatin e ndeshjes.

36. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 16, datë 10.09.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

37. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Ayala Valdiveiseso Jesus David, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

38. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Coca Cola&Tepelena, Sunday League, Olsi Hylli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

39. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Klevis Gjoka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

40. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Kinostudio U-15, Rajan Ducellari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

41. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Ditmar Bicaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

42. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Ervis Çaco, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 22 Nëntor 2025, 09:30

Rikthimi i "Kapitenit" në Casa Milan...

ITALI - Franco Baresi është rikthyer në Casa Milan. Kapiteni legjendar i kuqezinjve, zv.president nderi, është rikthyer n&e...

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua