"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ndërkaq këtë javë nisi rrugëtimin edicioni i ri i Conference League. Chelsea e nis me këmbë të mbarë këtë kompeticion teksa në Stamford Bridge skuadrën belge të gent me rezultatin 4-2.
ANGLI - Kjo e enjte në Europa League nuk shkoi mbarë për skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptare. Besiktasi i Ernest Mucit, që ishte titullar në fushë pësoi humbjen e dytë teksa këtë radhë u mposht në shtëpi nga Eintrachti i Frankfurtit me rezultatin 3-1.
Skuadra gjermane i shënoi të tre golat në pjesën e dytë fillimisht me Marmoush me penallti e më pas me Ebimbe, ndërsa Knauff vulosi përfundimisht fitoren 3-0, ndërkohë vlen të theksohet se Immobile humbi një penallti. Në castet e fundit skuadra turke shënoi me Masuake vetëm për të shkurtuar diferencën.
Titullar ishte edhe Nedim Bajrami në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Lyonit, por nuk mundi dot të ndihmonte skuadrën e tij të evitonte humbjen. Në fakt francezët iu imponuan me forcë skocezëve teksa e mbyllën këtë sfidë me rezultatin 4-1.
Fofana dhe Lacazette ishin protagonistët e Lyonit teksa shënuan nga 2 gola secili, ndërkohë që golin e nderit për Glasgow Rangers e shënoi Thomas Lawrence.
Manchester United shpëton në castet e fundit nga humbja në Portugali teksa barazoi 3-3 me Porton. Në një ndeshje që e mbylli me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bruno Fernandes.
"Djajtë e Kuq" morën avantazhin e dyfishtë me golat e Rashford dhe Hojlund, por Porto diti të kthejë situatën në favorin e saj teksa shënoi me Pepe dhe Omordion 2 herë për të marrë avantazhin 3-2 pikërisht kur u duk e mbyllur kjo ndeshje "Djajtë e kuq" barazuan në 3-3 me Harry Maguire.
U dorëzua edhe Roma që humbi në Suedi ndaj Elfsborgut me rezultatin 1-0. Ai që vendosi fatin në favor të skuadrës nordike ishte Baidoo me penallti në pjesën e parë. Në ndeshjet e tjera të Europa League fitore shënuan edhe Tottenhami dhe Lazio.
Skuadra londineze iu imponua Ferencvarosh në transfertë teksa e mundi me rezultatin 2-1, ndërsa Lazio shkatërroi në Olimpico të Romës francezët e Nice teksa i mposhti me rezultatin 4-1.
Ndërkaq këtë javë nisi rrugëtimin edicioni i ri i Conference League. Chelsea e nis me këmbë të mbarë këtë kompeticion teksa në Stamford Bridge mundi skuadrën belge të Gent me rezultatin 4-2. Veiga hapi serinë e golave për Blutë ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Neto, Nkunku dhe Dewsbury Hall, ndërsa për Gent shënuan Watanabe dhe Gandelman.
Fitore shënoi edhe Fiorentina që mundi New Saints me rezultatin 3-0 me gola të Adli, Moise Kean dhe të tre të shënuar në pjesën e dytë. Në ndeshje të tjera të Conference League, Panathinaikos barazoi në transfertë me Borac banja Luka 1-1, ndërsa APOEL barazoi me Shamrock Rovers 1-1.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Ethet për Florian Wirtz kanë filluar. Mesfushori sulmues gjerman, i lindur në vitin 2003, tashmë kishte tërhequr v&eu...
ANGLI - Nga shkurti i ardhshëm, të paktën në letër, Harry Maguire do të jetë i lirë të pajtohet me &cce...
POLONI - Janë mbyllur 8 ndeshjet e para të Conference League, sfida të cilat startuan në orën 18:45 dhe u shënuan plot 25 gola.&...
ZVICER - FIFA po mbledh klubet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025, duke hapur një...
ARABI SAUDITE - Konflikti në Lindjen e Mesme, i cili vendos Izraelin kundër Libanit dhe Iranit, kërcënon gjithashtu zhvillimin normal të...
TIRANE - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për të gjitha parregullësitë ...
GJERMANI - Juventusi, edhe pse ishte në disavantazh 1-2, madje dhe i reduktuar në 10 lojtarë, arriti të fitojë 3-2 ndaj RB Leipz...
ANGLI - Andy van der Meyde, një ish-futbollist holandez 45-vjeçar, ka treguar në librin "The Next Next Big Thing" disa nga aventurat që ...
ANGLI - Një tifoz i Bayern Munichut është kapur gjatë transmetimit televiziv të ndeshjes mes Aston Villas dhe skuadrës bavareze ...
TURQI - Më shumë flokë gri, e njëjta ambicie! Kjo është garancia e dhënë nga José Mourinho, i cili do të t...