"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Refik dhe Grent Halili janë pezulluar me nga 4 ndeshje për sjellje josportive gjatë derbit U19 mes Tiranës dhe Partizanit.

TIRANE - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për të gjitha parregullësitë e evidentuara gjatë javës së fundit futbollistike. Refik dhe Grent Halili janë pezulluar me nga 4 ndeshje për sjellje josportive gjatë derbit U19 mes Tiranës dhe Partizanit. Është mbyllur me dy ndeshje stadiumi i Bylisit për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Vendimet e plota:
1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i KF Vllaznia, Altin Nikshiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.
Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Bylis urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.
5. Zyrtari i KF Bylis, Arbër Sino, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
6. Zyrtari i KF Vora, Bazjon Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. Zyrtari i FK Pogradeci, Nesti Binishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
9. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
10. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
11. Zyrtari i Adriatiku 2012, Ded Mehmeti, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. Lojtari i Adriatiku 2012, Esat Loci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
13. Basania FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
14. KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
15. Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
16. Lojtari i AF Luftëtari, Benito Çulli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
17. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Hazret Shimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
18. KF Tirana U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive për garantimin e sigurisë së lojtarëve, zyrtarëve dhe mbarëvajtjes të ndeshjes kundër FK Partizani U-19, në bazë të neneve 13/2, 17/1 dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
19. Zyrtari i KF Tirana U-19, Blendi Vashaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
20. Lojtari i KF Tirana U-19, Artilio Shehi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
21. Zyrtari i KF Tirana U-19, Refik Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
22. Zyrtari i KF Tirana U-19, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
23. Lojtari i FK Partizani U-19, Leon Misja, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
24. Lojtari i FK Partizani U-19, Joseph Ndongo Mintongo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
25. Shkëndija Tiranë U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Pogradeci U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
26. Zyrtari i Shkëndija Tiranë U-19, Luan Pinari, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
27. Flamurtari FC U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder FK Tomorri U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
28. Çeljen e hetimit disiplinor per aktivizimin e mundshëm nga KF Shënkolli U-16 të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së KF Vlaznia U-16.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Juventusi, edhe pse ishte në disavantazh 1-2, madje dhe i reduktuar në 10 lojtarë, arriti të fitojë 3-2 ndaj RB Leipz...
ANGLI - Andy van der Meyde, një ish-futbollist holandez 45-vjeçar, ka treguar në librin "The Next Next Big Thing" disa nga aventurat që ...
ANGLI - Një tifoz i Bayern Munichut është kapur gjatë transmetimit televiziv të ndeshjes mes Aston Villas dhe skuadrës bavareze ...
TURQI - Më shumë flokë gri, e njëjta ambicie! Kjo është garancia e dhënë nga José Mourinho, i cili do të t...
ANGLI - Mohamed Salah dhe Liverpool i Arne Slot, po ecin me avull të plotë përpara. Lider në Premierligë (me një pikë ...
GJERMANI - Michael Ballack (47) ka njoftuar se do të marrë masa ligjore ndaj mediave që kanë publikuar se partnerja e tij aktuale, So...
GJERMANI - Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rüdiger, është thirrur sërish nga trajneri gjerman Julian Nagelsma...
GJERMANI - Julian Nagelsmann ka befasuar me listën e skuadrës së Gjermanisë për angazhimin e dyfishtë ndaj Bosnjë-Herc...
ANGLI - Fitorja e Aston Villas ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e Champions League vazhdon të konfirmojë punën madhështore q&eum...
SPANJE - Predrag Mijatovic, një ish-lojtar i Real Madridit nga viti 1996 në 1999 dhe drejtor i futbollit të skuadrës së bar...