"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Al Nassr i Arabisë Saudite, “ylli” i madh i të cilit është portugez Cristiano Ronaldo, po planifikon t'i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ndeshja kundër Esteghlalit, e planifikuar për t’u luajtur më 22 tetor, në Teheran, kryeqytet i Iranit, të zhvendoset në një territor neutral.
ARABI SAUDITE - Konflikti në Lindjen e Mesme, i cili vendos Izraelin kundër Libanit dhe Iranit, kërcënon gjithashtu zhvillimin normal të Ligës së Kampionëve të Azisë. Al Nassr i Arabisë Saudite, “ylli” i madh i të cilit është portugez Cristiano Ronaldo, po planifikon t'i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ndeshja kundër Esteghlalit, e planifikuar për t’u luajtur më 22 tetor, në Teheran, kryeqytet i Iranit, të zhvendoset në një territor neutral.
“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të punojmë në ditët në vijim për ta zhvendosur ndeshjen në një terren neutral”, tha një burim i Al Nassr për Al Riyadiya. Megjithatë, ai burim saktësoi se nuk është bërë ende kërkesa zyrtare për zhvendosjen e ndeshjes:
“Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për të zhvendosur përplasjen e shumëpritur kontinentale”.
Në vitin 2016, Konfederata Aziatike vendosi që ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane të luheshin në territor neutral, një masë që mbeti aktive deri në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur sauditët dhe iranianët ishin sërish në gjendje të luanin në stadiumet e tyre. Në atë periudhë, skuadrat e Arabisë Saudite zgjodhën Katarin për të luajtur ndeshjet e tyre, ndërsa klubet iraniane zgjodhën Muskatin, kryeqytetin e Omanit dhe Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Al Nassr debutoi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve të Azisë me barazimin 1-1 në transfertën e Al Shortas të Irakut, në një ndeshje që Cristiano Ronaldo nuk luajti. Në raundin e dytë portugezi shënoi golin e fitores ndaj Al Rayyan të Katarit (2-1).
Skuadra saudite është e katërta në zonën perëndimore, me katër pikë, dy më pak se Al Hilal dhe Al Ahli, dhe një më shumë se Esteghlal, rivali i saj i radhës.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për të gjitha parregullësitë ...
GJERMANI - Juventusi, edhe pse ishte në disavantazh 1-2, madje dhe i reduktuar në 10 lojtarë, arriti të fitojë 3-2 ndaj RB Leipz...
ANGLI - Andy van der Meyde, një ish-futbollist holandez 45-vjeçar, ka treguar në librin "The Next Next Big Thing" disa nga aventurat që ...
ANGLI - Një tifoz i Bayern Munichut është kapur gjatë transmetimit televiziv të ndeshjes mes Aston Villas dhe skuadrës bavareze ...
TURQI - Më shumë flokë gri, e njëjta ambicie! Kjo është garancia e dhënë nga José Mourinho, i cili do të t...
ANGLI - Mohamed Salah dhe Liverpool i Arne Slot, po ecin me avull të plotë përpara. Lider në Premierligë (me një pikë ...
GJERMANI - Michael Ballack (47) ka njoftuar se do të marrë masa ligjore ndaj mediave që kanë publikuar se partnerja e tij aktuale, So...
GJERMANI - Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rüdiger, është thirrur sërish nga trajneri gjerman Julian Nagelsma...
GJERMANI - Julian Nagelsmann ka befasuar me listën e skuadrës së Gjermanisë për angazhimin e dyfishtë ndaj Bosnjë-Herc...
ANGLI - Fitorja e Aston Villas ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e Champions League vazhdon të konfirmojë punën madhështore q&eum...