5 Maj 2023, 08:09
Nga DOSJA
ITALI - Aurelio De Laurentis ka korrur sot suksesin e investimit të gjatë që ka bërë në klubin e Napolit. Presidenti i të kaltërve ka shijuar titullin e parë kampion të Serisë A, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. De Laurentisi ka folur për “Sky Sports” pas ndeshjes me Udinezen, ku është shprehur se synon të ketë 200 milionë tifozë në mbarë botën në të ardhmen.
“Napoli i përket të gjithëve, ka kritika, ato janë legjitime, por unë kam qenë gjithmonë fitues në jetë. Kam ndjerë dëshirën për të buzëqeshur. Në Itali kemi 10 milionë fansa dhe në botë, vetëm atë perëndimore, 83 milionë. Por po rritemi, në Kinë na ndjekin, edhe në Gjeorgji, në Kore me Kimin nuk do t’ju them se çfarë ndodh. Së shpejti ne mund të bëhemi me 200 milionë tifozë në botë”, ka thënë Aurelio De Laurentisi.
Ndërkohë, presidenti i Napolit ka folur edhe për mikrofonin e “DAZN”-it, ku ka konfrimuar Spaletin në krye të pankinës dhe shpalos një tjetër objektiv, Ligën e Kampionëve. “Luçiano Spaleti do të qendrojë këtu. Projekti ynë nuk do të ndalojë këtu. Është vetëm fillimi. Ne duam të fitojmë përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri dhe pastaj është Liga e Kampionëve”, ka deklaruar Aurelio De Laurentisi.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Maj 2023, 07:42
ANGLI - Brighton-Manchester United, takim i prapambetur nga java e 28-të e Premier League, mbyllet me fitoren minimale 1-0 të “pulëbardhave...
Sport
5 Maj 2023, 07:36
FRANCE - Po “vlojnë” tifozët e organizuar të Paris Saint-Germain. Ultrasit e kampionëve të Francës, në ...
Sport
5 Maj 2023, 07:28
SPANJE - Girona-Mallorca mbyllet me rezultatin 2-1 në një sfidë që ishte shumë e luftuar. Vendasit zhbllokuan sfidën në minut...
Sport
4 Maj 2023, 22:56
NAPOLI - Megjithëse ndeshja u zhvillua në Friulli rreth 50.000 tifozë napoletanë ishin mbledhur në stadiumin e tyre “Diego A...
Sport
4 Maj 2023, 22:53
ITALI – Pushtohet fusha e stadiumit të Udines pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Dacia Arena” në Friuli.
Pava...
Sport
4 Maj 2023, 22:31
ITALI - Pritja ka përfunduar: Napoli është kampion i Italisë për herë të tretë në historinë e tyre. ...
Sport
4 Maj 2023, 22:26
ITALI - Edi Reja është i pranishëm në “Dacia Arena” për të ndjekur nga afër përballjen mes Udinezes dhe Napo...
Sport
4 Maj 2023, 22:25
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo (38), rekordmeni botëror për ndeshje dhe gola (198 dhe 122 me Portugalinë), "gjithmonë ka mbrojtur...
Sport
4 Maj 2023, 21:58
KORÇE - Një incident i rëndë dhe aspak sportiv është shënuar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Sk&e...
Sport
4 Maj 2023, 21:35
TIRANE - Nga 0-2 për Besëlidhjen në 3-2, ndërsa salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, të enjten në...