Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Finale e Conference League për këtë sezon, do të zhvillohet më 29 maj 2024 në AEK Arena të Athinës...

ANGLI - UEFA Conference League ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me kompeticionin që është bërë gati të mirëpres dy takimet e para të fazës gjysmëfinale.
Aston Villa - Olympiacos
Në “Villa Park”, Aston Villa do të masë forcat përballë Olympiacos, në një sfidë vërtet interesante, me të dyja skuadrat që erdhën këtu pas penalltive nga raundi kaluar. Anglezët do të vendosen për herë të parë përballë një ekipi grek.
Një sezon shumë i mirë në Premier League, teksa tani, skuadra e Unai Emery është shumë pranë finales. 52-vjeçari është një njohës shumë i mirë i kompeticioneve europiane dhe kjo është një “armë” më shumë për vendasit, që në shtëpi ka bërë bashkë 6 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa raundin e kaluar eliminoi skuadrën franceze të Lille.
Në krahun tjetër, Olympiacos do të luajë për herë të parë në një gjysmëfinale Europiane, teksa raundin e kaluar eliminoi skuadrën e Fenerbahce.
Me finalen që do të luhet në Athinë, Olympiacos ka një motiv më shumë, ndërsa sa i përket rivalëve anglezë, Aston Villa do të jetë kundërshtari i 14-të për ta.
Fiorentina - Brugge
Në takimin tjetër, finalistët e sezonit të kaluar, Fiorentina, do të presin në shtëpi Club Brugge, me skuadrën belge që rikthehet në gjysmëfinalet e një kompeticioni Europian pas 32 vitesh.
Fiorentina niset si favorite në këtë përballje, teksa do të jetë dueli i parë direkt në histori.
Italinët eliminuan në çerekfinale Viktoria Plzen, ndërsa këtë sezon në shtëpi ka treguar se është një skuadër e fortë, teksa ky do të jetë kundërshtari i tretë belg në histori për Fiorentinën.
Club Brugge po zhvillon një sezon shumë të mirë në Belgjikë, teksa është në krye dhe pranë titullit të 19-të është tani shumë pranë finales së parë Europiane, por transfertat nuk kanë qenë pika e tyre më e fortë.
Club Brugge vjen në këtë përballje pas shtatë fitoreve radhazi dhe në raundin e kaluar eliminoi PAOK-un, teksa do të vendoset përballë ekipit të shtatë italian në histori.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Sonte, në orën 21:00, Europa League premton shumë emocione e spektakël me ndeshjet e para gjysmëfinale, me dy sfida tepë...
GJERMANI - Në tokë, ndonjëherë ishte e vështirë për ta gjetur, dhe në autobusin e kthimit, ishte e pamundur! Si&ccedi...
ANGLI - Një muaj nga fundi i sezonit dhe ndërkohë që janë të vendosur për të fituar Premier Ligën, “Reds&rd...
ITALI - Që nga ardhja e Gian Piero Gasperinit në stolin e Atalantës në verën e vitit 2016, ‘Dea’ ka ndryshuar dimension. ...
AUSTRI - Ishte një vendim shumë i pritur. Bayern Munich mendoi se mund të shpallte emrin e trajnerit të tyre të ri pas ndeshjes ...
FRANCE - Le të fillojmë me siguritë. Lucas Hernandez nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në ndeshjen e kthimit t&eu...
ITALI - Lukaku ka shumë pak stërvitje në këmbë, por në të njëjtën kohë ka munguar disa ditë. Do t&...
ITALI - Kampioni i Bundesligës, 46 ndeshje radhazi pa humbur kurrë, nëntë ndeshje nga fillimi i vitit deri më sot të rregul...
MAQEDONI - Shkëndija e Tetovës merr kreun e klasifikimit në Maqedoninë e Veriut, duke përfituar edhe nga dy humbjet e Shkupit dh...
ITALI - Parma është skuadra e parë që arrin të ngjitet në Serie A. Dukalët barazuan 1-1 në Bari dh...