Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Por që nga koha kur kompeticioni mori emërtimin Europa League në vitin 2009-2010, skuadrat italiane nuk kanë qenë finaliste

ITALI - Sonte, në orën 21:00, Europa League premton shumë emocione e spektakël me ndeshjet e para gjysmëfinale, me dy sfida tepër intriguese.
Roma-Bayer Leverkusen, llogaritë të hapura…
Të dyja skuadrat u përballën dhe vitin e kaluar në gjysmëfinale, ku ata që kaluan turin ishin “verdhekuqtë” pas fitores 1-0 në shtëpi dhe barazimit pa gola në sfidën e kthimit. Gjithsesi shumë gjëra kanë ndryshuar që atë herë, kur Roma drejtohej nga mjeshtri i kompeticioneve të “knock-outit” Jose Mourinho, i cili u shkarkua këtë sezon, duke i lënë vendin De Rossit, që ka marrë një seri fantastike rezultatesh pozitive duke ndryshuar dhe stilin e lojës.
Në të njëjtën kohë Leverkusen këtë sezon u konfirmua si surpriza më e madhe në kampionatet elitare të Europës, duke thyer hegjemoninë e Bayern Munich me titullin kampion në Bundesliga në një sezon të jashtëzakonshëm ku “aspirinat” e Xabi Alonso nuk kanë humbur asnjë nga 46 ndeshjet e fundit. Një seri vertët e jashtëzakonshme.
Marseille - Atalanta, Gjimshiti me shokë kërkojnë finalen…
Në të njëjtën kohë luhet Marseille-Atalanta me francezët që duket se japin më të mirën në Europë dhe premtojnë sërish të njëjtën gjë dhe në Bergamo. Marseilles iu desh lotaria e 11-metërshave për të kaluar Benfican në çerekfinale me trajnerin Jean-Lous Gasset të detyruar të fuste lojtarë të rinj pas një serie dëmtimesh që kishte kushtëzuar një seri prej 5 humbjesh për skuadrën e tij.
I ardhur në stol Gasset është trajneri i tretë i Marseilles këtë sezon, pas Marcelino Garcia Toral dhe Gennaro Gattuso. Marseille e ka arritur finalen e këtij kompeticioni 3 herë në historinë e saj duke u mundur në të tre rastet. Aktualisht në mesin e klasifikimit në Francë fitorja e kompeticionit është shansi më i mirë i tyre për të siguruar Europën edhe për vitin që vjen.
Atalanta e Gjimshitit ndërkohë me futbollin e saj të mrekullueshëm synon padyshim një fitore kundër francezëve. “Zikaltërit” nga Bergamo eliminuan nga kompeticioni me një fitore bindëse në “Anfield”, favoritët e Europa League, Liverpool çka ka rritur besimin se mund të jenë ata fituesit e Europa League për herë të parë në historinë e këtij klubi.
Arritje madhështore ndaj të cilës janë vetëm 3 ndeshje larg dhe e para ajo e kësaj të enjteje do të shohë Atalantan më të motivuar të gjithë sezonit.
Në skuadrën e Gasperinit e dinë se pasi eliminuan Liverpoolin, vetëm qielli mund të jetë limiti për ta, ndërkohë që nuk përjashtohet që nëse kalojnë raundin në Dublin të ketë një finale të tërën italiane kundër Romës. Në kohën kur kompeticioni quhej Kupa UEFA, ky ishte një terren i lumtur për skuadrat e Serie A që e kishin fituar trofeun plot tetë herë në 11 edicione.
Por që nga koha kur kompeticioni mori emërtimin Europa League në vitin 2009-2010, pra asnjë triumf italian në shekullin e 21-të, diçka që mund të ndryshojë këtë vit, natyrisht nëse e lejojnë Marseille dhe Leverkusen.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Në tokë, ndonjëherë ishte e vështirë për ta gjetur, dhe në autobusin e kthimit, ishte e pamundur! Si&ccedi...
ANGLI - Një muaj nga fundi i sezonit dhe ndërkohë që janë të vendosur për të fituar Premier Ligën, “Reds&rd...
ITALI - Që nga ardhja e Gian Piero Gasperinit në stolin e Atalantës në verën e vitit 2016, ‘Dea’ ka ndryshuar dimension. ...
AUSTRI - Ishte një vendim shumë i pritur. Bayern Munich mendoi se mund të shpallte emrin e trajnerit të tyre të ri pas ndeshjes ...
FRANCE - Le të fillojmë me siguritë. Lucas Hernandez nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në ndeshjen e kthimit t&eu...
ITALI - Lukaku ka shumë pak stërvitje në këmbë, por në të njëjtën kohë ka munguar disa ditë. Do t&...
ITALI - Kampioni i Bundesligës, 46 ndeshje radhazi pa humbur kurrë, nëntë ndeshje nga fillimi i vitit deri më sot të rregul...
MAQEDONI - Shkëndija e Tetovës merr kreun e klasifikimit në Maqedoninë e Veriut, duke përfituar edhe nga dy humbjet e Shkupit dh...
ITALI - Parma është skuadra e parë që arrin të ngjitet në Serie A. Dukalët barazuan 1-1 në Bari dh...
SPANJE - Ditë historike për Marcelon. Të mërkurën, Real Madridi, klubi në të cilin mbrojtësi i majtë br...