LIVE UPDATES
Sport

Cikalleshi: "Edhe barazimi nuk është keq me Poloninë!"

Duke folur për mediat nga grumbullimi me Kombëtaren, sulmuesi 32-vjeçar u shpreh se shpreson që t’ja dalë të japë maksimumin, ndërsa shtoi se kjo është ndeshja më e vështirë në këto kualifikuese.

20 Mars 2023, 14:08 Nga DOSJA
Cikalleshi: "Edhe barazimi nuk është keq me Poloninë!"

TIRANE - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë shumë të mirë me Al Khaleej në Arabinë Saudite.

Këtë sezon Cikalleshi është bërë protagonist te Al Khaleej, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asist.

Duke folur për mediat nga grumbullimi me Kombëtaren, sulmuesi 32-vjeçar u shpreh se shpreson që t’ja dalë të japë maksimumin, ndërsa shtoi se kjo është ndeshja më e vështirë në këto kualifikuese.

Sa e ndjen peshën e detyrimit për të shënuar? 

“Për ne fillon një edicion i ri, ndeshja e parë është më e vështira. Duke u nisur nga ndeshjet e kaluara, morëm rezultat pozitiv në atë kohë dhe shpresoj ta arrijmë përsëri. Nuk jam i vetmi lojtar në sulm dhe shpresoj kushdo që do luajë të japë maksimumin. Dhe në fund shpresoj të marrim rezultat pozitiv.”

Përshtatja me stafin e ri të trajnerëve.

“Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur. Koha është e shkurtër, por shpresojmë që në këtë kohë të bëjmë më të mirën. E thash që është ndeshja më e vështirë e këtij edicioni, por nga ana tjetër mund të bëhet ndeshje që të na japë shtysën për të arritur maksimumin dhe të arrijmë kualifikimin.”

Mungesat!

“Lojtarët që mungojnë nga dëmtimet janë nga më të rëndësishmit dhe këtë gjë e kanë treguar në fushën e lojës. Na kanë munguar dhe në ndeshjen që kemi luajtur me Poloninë këtu, sepse dhe atëherë kishim shumë mungesa, po ndodh e njëjta gjë, por gjithsesi dua të shoh ana pozitive dhe shpresoj kushdo të jetë në fushë të bëjë më të mirën.

Çfarë keni mësuar nga e shkuara e ndeshjeve me Poloninë?

“Ajo që u mund të them sot është se duke qenë se kemi dalë nga dy ndeshje me pishmane, duhet të bëjmë një analizë të thellë dhe të mos dalim si dy ndeshjet e para.”

Ke komunikuar me trajnerin, a do jesh lideri i Kombëtares?

“Grumbullimi filloi vetëm dje dhe unë kama ardhur dje dhe kam pasur një bisedë të thjeshtë me trajnerin. Nuk dua ta quaj veten lider, pasi lideri I mirë e tregon veten me vepra dhe jo me fjalë. Unë jam munduar që si në fushë edhe jashtë të jap më të mirën edhe me lojtarët e tjerë. Sigurisht nëse do më besohej unë jam gati të jem lider, por rëndësi ka të jemi mirë me njëri-tjetrin dhe grupi të jetë më i fortë, pasi vetëm ashtu mund të shkojmë afër kualifikimit.”

A do gëzoheshit me një pikë nga kjo ndeshje apo shkoni në Varshavë për të marrë fitoren? 

“Në momentin që do luash një ndeshje, pavarësisht kë ke përballë qëllimi është të hysh në fushë për ta fituar ndeshjen. Duke qenë se kemi një kundërshtar direkt edhe barazimi nuk është keq, por gjithmonë shkojmë për ta fituar ndeshjen, edhe pse duhet thënë se është një ekip shumë i vështirë, por edhe ne kemi një grup shumë të mirë lojtarësh.”

Kombëtarja është grumbulluar këtë të hënë në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, ndërsa më 27 mars do të përballen në transfertë me Poloninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës