20 Mars 2023, 10:41
Nga DOSJA

ITALI - Pas tensionit të zakonshëm në fushën e ‘Olimpico’, Lazio-Roma vazhdoi edhe në tunnel dhe korridoret e stadiumit. Në konflikt janë përfshinte trajneri José Mourinho i verdhekuqve dhe Claudio Lotito, presidenti i ekipit lazial.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, gjithçka nisi kur Alessio Romagnoli vendosi të festonte pranë dhomës së zhveshjes së Romës, gjë që solli një reagim të parakohshëm nga Gianluca Mancini. I irrituar, ky i fundit e quajti bashkatdhetarin (dhe shokun e skuadrës) “shumë m...”, kjo para se të dilnin në skenë Lotito dhe Mourinho.
Presidenti i Lazios fillimisht doli për të ndarë dy lojtarët, që po debatonin dhe më pas u shfaq Mourinho. “Çfarë po shikon?”, e pyeti trajneri portugez. Lotito u përgjigj menjëherë: "Unë jam presidenti i Lazios. Po ti kush je? Kjo është shtëpia ime dhe as nuk duhet të jesh këtu",- është shprehur lideri i lacialëve, duke aluduar se trajneri portugez është pezulluar dhe teorikisht ndalohet nga qasja në atë zonë.
Situata do të rregullohej vetëm me ndërhyrjen e Tiago Pintos, i cili ndau trajnerin dhe presidentin. Duhet theksuar se për praninë e Mourinhos pavarësisht pezullimit, Gazzetta tha se një drejtor i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) e autorizoi trajnerin portugez që të jetë me lojtarët e tij pas ndeshjes.

Lazio e fitoi derbin (1-0) këtë të dielë ndaj AS Romës, e cila u tradhëtua nga Roger Ibanez, i cili në minutën e 32-të u ndëshkua me karton të kuq. Në fund edhe dy lojtarë, nga një për skuadër, skuqen në një ndeshje të tensionuar.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Mars 2023, 10:15
Presidenti i Federates Spanjole, Rubiales
SPANJE - Kapitull i ri në ‘telenovelën’ Negreira që po trondit Spanjën dhe Barcel...
Sport
20 Mars 2023, 10:09
ITALI - Stadiumi ‘Giuseppe Sinigaglia’ ofroi një mjedis pothuajse të pakrahasueshëm fundjavën e kaluar në brigj...
Sport
20 Mars 2023, 09:22
TIRANE - Sot fillon zyrtarisht grumbullimi i parë i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare në prag të sfidës së pare el...
Sport
20 Mars 2023, 07:18
SPANJE - Pas një përfundimi krejtësisht të çmendur të ndeshjes, që ndryshoi skenarin e ndeshjes nga 2-1 për Real Madri...
Sport
20 Mars 2023, 07:07
SPANJE - Në mënyrë të pashmangshme, Carlo Ancelotti shumë i zhgënjyer kur doli para shtypit, pas humbjes së Real Madridi...
Sport
19 Mars 2023, 23:25
SPANJE - Së fundi, tashmë mund të thuhet se LaLiga mund të humbet vetëm nga Barcelona pas triumfit epik ndaj Madridit. ...
Sport
19 Mars 2023, 23:05
ITALI - Mjaftoi goli spektakolar i Filip Kostic, në minutën e 23-të të pjesën e e parë, që bardhezinjtë e Juventusit t...
Sport
19 Mars 2023, 22:23
ITALI - Pas tre ndeshjeve pa fitore, përfshirë dy humbjet në Conferenca League ndaj AZ Alkmaar (1-2, 1-2) sinonim i eliminimit nga kompeticioni, ...
Sport
19 Mars 2023, 21:36
FRANCE - Lajme të mira për sportin shqiptar, dhe të veçanti për atletikën, vinë nga Franca. Kampionia shqiptare, Luiza Gega...
Sport
19 Mars 2023, 20:50
ARABIA SAUDITE - Red Bull konfirmon dominimin e tij në këtë fillim të sezonit 2023, me një dopietë të dytë f...