14 Qershor 2025, 00:11
Nga DOSJA
SHBA - Qyteti i Miamit po përgatitet për ditën hapëse të Kupës së Botës për Klube, e cila do të fillojë pas pak më shumë se 24 orësh me sfidën midis ekipit vendas Inter Miami dhe Al Ahly, një ekip egjiptian që dëshiron t'ua prishë festën Messit dhe shokëve të tij të ekipit. Në këto orë qyteti i Floridës po punon për të organizuar përgatitjet e fundit, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e rendit publik rreth stadiumit Hard-Rock.
Vitin e kaluar, stadiumi i Miamit priti finalen e Kupës së Amerikës dhe pati shumë probleme në menaxhimin e tifozëve, të cilët edhe pa bileta u përpoqën të hynin me forcë për të parë ndeshjen. Për këtë arsye, ditët e fundit është studiuar një plan nga qyteti i Miamit së bashku me operatorët e stadiumit Hard-Rock për të menaxhuar më mirë fluksin e tifozëve që hyjnë në stadium. "Kushdo që shkon në stadium duhet të presë që të kalojë nëpër disa kontrolle sigurie dhe të tregojë biletën e tij për të qenë në gjendje të hyjë në stadium", deklaruan zëdhënësit e stadiumit Hard-Rock.
Nëse në frontin e sigurisë do të ketë vëmendje të madhe për menaxhimin e turmës, në frontin sportiv mes tifozëve po përhapet mania ndaj Messit. Në Amerikë ata duan të shohin nëse argjentinasi do të jetë në gjendje ta bëjë Inter Miamin konkurrues edhe në nivelet më të larta ndërkombëtare. Sfida me Al Ahly do të jetë një ndeshje relativisht e lehtë të paktën në letër, por ndeshjet kundër Palmeiras dhe Portos janë pëprballjet e mëdha për Inter Miamin dhe stadiumi Hard Rock është pothuajse i shitur disa ditë para fillimit. Jo vetëm Messi është nën vëzhgim, por i gjithë projekti i David Beckham, i cili solli kampionë të kalibrit të Suarez, Busquets dhe Jordi Alba në Florida dhe tani dëshiron të arrijë rezultate të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.
Gjithësesi nuk flitet vetëm për ditën e parë të këtij aktiviteti apo ditën e hapjes në Miami, por nga e diela e tutje në të gjithë SHBA-në do të ketë argëtim futbolli me mundësinë e shfaqjes së shumë yjeve të reja, shkollave të ndryshme të futbollit dhe matjes së nivelit të futbollit global mes klubeve dominuese të kontinenteve. Një nga temat e mëdha është padyshim futbolli arab, me Al Hilal të Simone Inzaghit që do të duhet të demonstrojë se ekipet arabe mund të konkurrojnë me ekipet evropiane.
Është gjithashtu interesante të monitorohet gjendja e futbollit në klubet e Amerikës së Jugut, me katër ekipe braziliane dhe dy ekipe argjentinase që do të përpiqen të konkurrojnë me futbollin nga kontinenti i vjetër. Surprizat e mundshme aziatike dhe afrikane që do të duan të vendosin shkopinj nën rrotat e superfuqive botërore si Real, City, Bayern Munich dhe kampioni aktual të Europës, Paris Saint Germain, përveç italianëve të Interit dhe Juventusit. Dhe pastaj talentet e reja që zakonisht shfaqen me ekipet e tyre kombëtare në garat e verës, këtë herë do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë me klubet ku aktivizohen, duke garuar në nivelin më të lartë në botë. Gjithçka është gati, le të fillojë shfaqja Made in USA.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Qershor 2025, 20:17
BELGJIKE - Ardon Jasharit (Zvicër, 2002) iu desh vetëm një vit e gjysmë për t’u vendosur si një nga talentet ...
Sport
13 Qershor 2025, 19:40
SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur kundër vendimit të Federatës së Futbollit t...
Sport
13 Qershor 2025, 19:22
SHBA - Kanë mbetur dy ditë deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube, e cila do të fillojë me ndeshjen hapës...
Sport
13 Qershor 2025, 19:09
ARGJENTINE - Emiliano "Dibu" Martínez, një nga figurat më të dashura dhe me ndikim në ekipin kombëtar argjentinas vitet e fundit...
Sport
13 Qershor 2025, 18:49
SHBA - Javier Mascherano, trajneri i Inter Miamit, theksoi rëndësinë e organizimit të Kupës së Botës për Klube n&eu...
Sport
13 Qershor 2025, 18:12
ANGLI - Është transferimi i verës. Largimi i talentit të ri gjerman Florian Wirtz (22 vjeç) drejt Liverpoolit është gati t&...
Sport
13 Qershor 2025, 17:35
SHBA - Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, e cila fillon të dielën. Legjenda 40-vjeçare...
Sport
13 Qershor 2025, 17:25
ITALI - Gjykata e Firences ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me vdekjen tragjike të Davide Astorit, ish-kapiten i Fiorentinë...
Sport
13 Qershor 2025, 17:12
SUEDI - A është Suedia vendi i pozicionit jashtë loje? Ndërsa rregulli "Ligji i Wengerit" po testohet në turnetë e t&eum...
Sport
13 Qershor 2025, 16:53
KOLUMBI - Një tronditje e madhe përfshiu të gjithë stadiumin. Këtë të enjte, mbrojtësi i djathtë i Atlético ...