13 Qershor 2025, 19:40
Nga DOSJA
SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur kundër vendimit të Federatës së Futbollit të vendit të tij, që ndeshja kundër Anglisë të zhvillohet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte edhe me sfidën ndaj Shqipërisë.
Të dyja këto sfida, me Anglinë më 9 shtator dhe Shqipërinë më 11 tetor, Federata e Serbisë, pas diskutimeve me UEFA-n, ka vendosur se kombëtarja vendase do t’i luajë në stadiumin “Rajko Mitić”, ku luan ekipi kryeqytetas Crvena Zvezdës.
Sipas Vuçiç, FSS ka rënë pre e presionit disa ditor, veçanërisht për ndeshjen ndaj Anglisë. Ai theksoi se personalisht ishte “Pro” idesë që përfaqësuesja të vazhdonte të luante në Leskovac, ku edhe kundër Andorrës në ndeshjen e qershorit kishte marrë mbështetje të madhe nga tifozët në stadiumin “Duboçica”.
“Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk mund të përballojnë as pesë minuta presion nga ambasada britanike dhe të tjerët që kërkojnë që ndeshja me Anglinë të luhet në Beograd. Dhe pas dy ditësh presioni e ndryshojnë vendimin dhe kërkojnë që të luhet në Beograd.
Unë isha “Pro” që ajo të luhej në Leskovac, por të gjithë të tjerët morën vendimin që të luhet në Beograd. Për mua, njerëzit në Leskovac nuk vlejnë më pak se ata në Beograd. Ata i dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme përfaqësueses sonë kundër Andorrës”, tha Vuçiç nga Praga për TV Informer.
Presidenti serb po ashtu theksoi se në Beograd mbështetja për ekipin kombëtar nuk do t’i afrohet asaj që dhuruan tifozët në Leskovac.
“Në ‘Marakana’ apo në ndonjë stadium tjetër nuk do të ketë as 300 veta, sepse Beogradi nuk interesohet. Tani që vijnë anglezët, anglezët s’duan të udhëtojnë deri në Leskovac. Ç’më intereson mua që s’u shkon për shtat?
Kam marrë dhjetë kërkesa nga ambasadat dhe nuk kam dashur t’u përgjigjem asnjërës. Natyrisht, disa të tjerë që nuk janë në gjendje të përballojnë presionin kanë reaguar dhe kanë ndryshuar vendimin, duke e zhvendosur ndeshjen nga Leskovaci në Beograd”, shtoi ai.
Përfaqësuesja e Serbisë, pas dy ndeshjeve të luajtura në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ka katër pikë të grumbulluara, dhe ndeshjet e radhës e presin në shtator. Fillimisht do të luajnë në Riga më 6 shtator kundër Letonisë dhe tri ditë më vonë kundër Anglisë në stadiumin “Rajko Mitić”.
Më pas, më 11 tetor, Serbia do të presë Shqipërinë, gjithashtu në stadiumin e Zvezdës, ndërsa në nëntor do të kthehet në Leskovac për ndeshjen kundër Letonisë më datë 16.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Qershor 2025, 19:22
SHBA - Kanë mbetur dy ditë deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube, e cila do të fillojë me ndeshjen hapës...
Sport
13 Qershor 2025, 19:09
ARGJENTINE - Emiliano "Dibu" Martínez, një nga figurat më të dashura dhe me ndikim në ekipin kombëtar argjentinas vitet e fundit...
Sport
13 Qershor 2025, 18:49
SHBA - Javier Mascherano, trajneri i Inter Miamit, theksoi rëndësinë e organizimit të Kupës së Botës për Klube n&eu...
Sport
13 Qershor 2025, 18:12
ANGLI - Është transferimi i verës. Largimi i talentit të ri gjerman Florian Wirtz (22 vjeç) drejt Liverpoolit është gati t&...
Sport
13 Qershor 2025, 17:35
SHBA - Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, e cila fillon të dielën. Legjenda 40-vjeçare...
Sport
13 Qershor 2025, 17:25
ITALI - Gjykata e Firences ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me vdekjen tragjike të Davide Astorit, ish-kapiten i Fiorentinë...
Sport
13 Qershor 2025, 17:12
SUEDI - A është Suedia vendi i pozicionit jashtë loje? Ndërsa rregulli "Ligji i Wengerit" po testohet në turnetë e t&eum...
Sport
13 Qershor 2025, 16:53
KOLUMBI - Një tronditje e madhe përfshiu të gjithë stadiumin. Këtë të enjte, mbrojtësi i djathtë i Atlético ...
Sport
13 Qershor 2025, 16:34
SHBA - Do të jetë një verë e nxehtë për fanelat pariziene. PSG e nis fazën e ndeshjeve në grup për Kupës s&eum...
Sport
13 Qershor 2025, 16:18
SPANJE - Pritej, dhe tani është zyrtare. Dikur i ndjekur nga PSG, Franco Mastantuono, 18 vjeç më 14 gusht, më në fund ka në...